E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët izraelitë plagosin dy palestinezë

Dy palestinezët, të dy rreth të njëzetave, mund të jenë qëlluar nga roja kufitare e Izraelit në zonën e Hebron ndërsa po përpiqeshin të futeshin në territorin izraelit për të gjetur punë, deklaroi një zyrtar në Yatta, fshati ku dy viktimat jetojnë.

Një doktor i cili kuroi viktimat, deklaroi se njëri prej tyre ishte qëlluar në kokë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Tjetri ishte plagosur në krah.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë për incidentin. Izraeli i ka pakësuar ndjeshëm lejet e punës për palestinezët pas dhunës që nisi rreth një dekadë më parë. Megjithatë shumë palestinezë, në kushte të vështira jetese, mundohen të gjejnë mënyra për të kaluar në territorin izraelit në kërkim të punës.

Tensioni është rritur në këtë zonë, e cila u pushtua nga Izraeli në vitin 1967 dhe në të cilën palestinezët duan të ndërtojnë një shtet, me bllokimin e ndërmjetësimit të SHBA-së në bisedimet për paqen që nuk po japin më rezultat që kur Izraeli nisi një ofensivë në Gaza në vitin 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›