E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet një 67-vjeçar italian, kërkohej nga Interpoli gjerman për “pastrim parash

DURRES- Forcat e policisë së kufirit portual në Durrës kanë ndaluar për llogari të Interpolit ndërkombëtar një 67-vjeçar italian, që kërkohej për veprën penale të pastrimit të parave.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur sot se ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, kur gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar portual ka rezultuar se shtetasi italian Bruno Ricciarelli, 67 vjeç, banues në Perugia, po tentonte të largohej me traget nga Durrësi drejt Italisë. Burimet shtuan se dy javë më parë Ricciarelli ishte shpallur person ne kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “Pastrim parash”.

Në vijim të veprimeve proceduriale u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave personale të tij, thane burimet e policisë së Durrësit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›