Egjipt, 4 ministra i paraqesin dorëheqjen kryeministrit Qandil
KAJRO- Katër ministra egjiptianë kanë paraqitur pak më parë dorëheqjen, një ditë pas manifestimeve masive kundër presidentit islamik Mohamed Morsi, njoftuan burimet të larta zyrtare egjiptiane.
Ministrat egjiptianë të Turizmit, të Mjedisit, të Komunikimit dhe i Çështjeve Juridike dhe Parlamentare kanë paraqitur së bashku dokumentet e dorëheqjes tek kryeministri Hicham Qandil, sipas të njëjtave burime.
(d.b/BalkanWeb)