Bakelant, supriza e etapës së dytë të “Tour de France”
Jan Bakelants, i skuadrës RadioShack–Leopard është fituesi i etapës së dytë i “Tour de France”, që mund të uhet edhe suprizë për mënyrën se si shkoi gara. Kur që të gjithë prisnin që të triumfonte Peter Sagan, ishte çiklisti belg Jan Bakelants ai që u shkëput kur filloi të shfaqej tabela e kilometrit të fundit, për t’i rezistuar më pas deri në vijën e finishit sulmit të çiklistëve të tjerë. Dita e dytë e edicionit të 100-të filloi në Bastia, për etapën Bastia–Ajaçio, e gjatë 159 km.
Bakelants tashmë vesh fanellën e verdhë, i ndjekur në renditjen e përgjithshme me 1” nga britaniku David Millar i ekipit Garmin Sharp, si dhe francezi Julien Simon. Dita e tretë dhe e fundit në Korsikë do t’i zhvendosë çiklistët në bregun perëndimor, për etapën Ajaçio–Calvi, e gjatë 145,5 km.
(d.b/BalkanWeb)