E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përmirësohet gjendja e efektives që u vetëplagos me armën e shërbimit

TIRANE - Përmirësohet gjendja shëndetësore e efektives së policisë, E. Hyseni, e cila u vetëplagos aksidentalisht me armën e shërbimit, dy ditë më parë në kryeqytet.

Burime nga spitali konfirmojnë se 22-vjeçarja e ka kaluar rrezikun dhe tashmë po mbahet nën trajtim mjekësor.

Punonjësja e komisariatit numër 1 në Tiranë, E Hyseni u vetëplagos me armë në banesën e saj, më 28 qershor. Ajo u transportua menjëherë në spitalin ushtarak, në gjendje tepër të rëndë. Fatmirësisht, sot efektivja e policisë e ka tejkaluar rrezikun për jetën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›