E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet trafikimi i 10 klandestinëve

 

SARANDE- Arrestohen tre të rinj teksa tentonin të kalonin në mënyrë klandestine 10 persona drejt Greqisë. Policia e Sarandës bëri të ditur dje se kanë rënë në pranga 22-vjeçari Pëllumb Ndoi, nga Durrësi, Nail Faiku, 27 vjeç nga Peqini dhe 20-vjeçari Renato Pasho nga fshati Vrinë i Sarandës. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet kufitare në bashkëpunim edhe me Delta Forcë të Vlorës në aksin rrugor Vrinë–Qafë Botë me mjetet e tyre duke shoqëruar 10 shtetas pa asnjë dokument të ligjshëm për të kaluar kufirin për në shtetin grek. Mësohet se personat do ta kalonin kufirin kundrejt shpërblimit prej 800 euro secili. Sipas policisë, Pëllumb Ndoi, Nail Faiku dhe Renato Pasho u akuzuan për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi”. Në pyetje u morën edhe klandestinët, të cilët pohuan se tre të rinjtë do t’i ndihmonin të kalonin në shtetin helen.     sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›