E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndaloni vete-shkaterrimin e Shqiperise

Nga Daniel Korski

Nje moment ku Shqiperia eshte destinacioni numer nje i planetit per tu pare per vitin 2011 nje anetar i NATO-s shtetasit e te cilit gezojne udhetimin pa viza ne Bashkimin Evropian diten tjeter Zyra e Jashtme Britanike paralajmeron vizitoret qe te shmangin turmat e medha ne Tirane.

Shqiperia e cila i shpetoi nje diktature te stilit te Korese se Veriut ne 1990 per tu rrezuar dhunshem ne vitin 1997 tani lekundet ne prag te nje tjeter katastrofe.

Nese vendi do te zhytet perseri ne konflikt te brendshem apo do te kthehet mbrapsht ne rrugen e nisur duke u kapur me thonj e me dhembe ka rendesi per Evropen.

Shqiperia ka qene kohet e fundit nje force per paqe ne Ballkan duke vendosur lidhje me armiqte e vjeter si Serbia dhe duke u kerkuar vellezerve te etnike ne Kosove dhe Maqedoni te punojne per paqe.

Kriza e tanishme megjithate i ka rrenjet e thella.

Qe nga viti 1992 asnje prej zgjedhjeve te Shqiperise nuk jane konsideruar te lira dhe te ndershme nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope organi-zgjedhor i monitorimit.

Zgjedhjet jane luftuar si te ishin beteja me ushtri qe i betoheshin per besnikeri vetem njeri-tjetrit dhe jo ndonje procesi demokratik. Zgjedhjet jane mundesi per politikanet per te shkaterruar kundershtaret dhe per te pasuruar miqte e tyre. Zgjedhjet e fundit ne qershor 2009 nuk ishin te ndryshme.

Kreu i Partise Socialiste te opozites Edi Rama protestoi kunder rezultateve duke bojkotuar Parlamentin. Bojkoti eshte ende ne fuqi duke ia plackitur Shqiperise mundesine per nje zgjidhje paqesore te mosmarreveshjeve.

Nderkohe kryeministri Sali Berisha ka qeverisur ne nje menyre qe e ka bere Freedom House tani te thote se e konsideron nje vend vetem pjeserisht te lire status i njejte i dhene per Abkhazine Gambian dhe Nagorno-Karabakh.

Politika maje per maje nje rivalitet personalitetesh midis Berishes dhe Rames ka vepruar si nje thike me dy presa me ferkimet e te dy paleve duke care permes institucioneve te vendit sic can sopata derrasen.

Le te marrim ceshtjen e Kushtetutes se Shqiperise te vitit 1998. Tre vjet me pare Berisha dhe Rama rane dakord me cinizem per nje grup gjitheperfshires te reformave te cilat sipas ish-presidentit Alfred Moisiu e ndryshuan dokumentin brenda nates. Te dy udheheqesit duhet te kene menduar se ata do te qendronin per te perfituar nga ndryshimet. Tani kur duket se vetem njeri eshte perfitues pala tjeter qan me urrejtje. Modeli u perserit me futjen e nje Kodi te ri zgjedhor.

Korrupsioni eshte ndoshta problemi me i madh. Vendi i 95-te i Shqiperise nga 180 vende ne Indeksin e 2009 te Transparency International lidhur me Perceptimin e Korrupsionit ishte nje perpjekje ne grup. Megjithate Berisha ka refuzuar te shkarkoje aleatet kryesore qe perballen me padi. Nje shperthim ne nje depo ushtarake qe vrau shume njerez detyroi ish ministrin e atehershem te Mbrojtjes Fatmir Mediu qe te jepte doreheqjen. Ai eshte rizgjedhur qe atehere dhe imuniteti parlamentar qe gezonte para doreheqjes eshte rivendosur nga Gjykata e Larte ai eshte aktualisht minister i Berishes per mjedisin.

Jane te panumerta rastet e tjera ne mesin e anetareve te klases politike ne te gjitha paleve. Situata ne media eshte gjithashtu e zymte pavaresisht nga garancite kushtetuese te lirise se shprehjes. shte rutine qe mediat te konsiderohen te jene politikisht partizane dhe gazetaret i nenshtrohen padive kercenimeve dhe sulmit fizik. Vitin e kaluar nje gazete kritike TemA ishte debuar nga zyrat e saj pavaresisht nga nje urdher i gjykates per ndalimin e veprimit. Botuesi gazetes TemA u rrah pastaj nga truprojat e nje manjatin te naftes te lidhura me qeverine. Pas vitesh te ketij lloj aktiviteti nuk eshte cudi qe institucionet shqiptare jane lemsh.

Edhe sistemi gjyqesor eshte nje rremuje nderkohe qe shkretohet me nje argument politik nese duhet te arrestohen apo jo gjashte komandantet e Gardes kombetare te kerkuar ne lidhje me vrasjen e protestuesve. Ne vend qe te ndalen dhe te shohin demin qe kane shkaktuar Rama dhe Berisha kane mprehur shpatat.

Ata te dy tani duken te gatshem per te perdorur menyra jashte-institucionale per te fituar apo mbajtur pushtetin. Berisha akuzon Ramen se po perpiqet te fitoje pushtetin me force dhe per orkestrimin e nje perpjekje te qarte kristal per te rrezuar nje qeveri te ligjshme.

Ai ka per qellim tani te sjelle demonstruesit e tij jashte ne rruge. Rama nga ana tjeter proteston se regjimi i Berishes eshte jodemokratik dhe te thote se vetem nje revolucion i stilit alla Tunizi mund te sjelle ndryshim ne vend. Bashkimi Evropian ka perqendruar ne vitet e fundit vemendjen diku tjeter ne Ballkan. Tani megjithate BE-ja duhet te beje te qarte se politikanet e Shqiperise duhet te bejne nje hap larg nga perdorimi i dhunes dhe shkaterrimi i institucioneve te vendit. Nese jo atehere shqiptaret do te humbasin mundesine e levizjes pa viza ne Evrope dhe vendi i tyre do te humbase cdo mundesi serioze per anetaresim ne BE.

Edhe anetaresimi i vendit ne NATO mund te jete ne rrezik. Per te treguar shqetesimin e saj Catherine Ashton perfaqesuesja e larte e BE-se per Politiken e Jashtme duhet te dergoje nje ndermjetes te larte ne Shqiperi. Nje komision i-presidentesh duhet te ngrihet per te hetuar dhunen e koheve te fundit. Bashkesia nderkombetare duhet te organizoje dhe te drejtoje nje pale zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare vitin e ardhshem duke derguar nje mesazh te qarte pa ekuivoke se institucionet shqiptare nuk jane me te besueshme apo te afta per ti bere vete.

Qeveria e re duhet te mbahet e lidhur me nje agjende konkrete reforme. Kjo mund ti ndaloje me ne fund politikanet e Shqiperise qe te presin nga te gjitha anet institucionet e vendit. Ne qofte se jo ndikimi do te ndjehet pertej kufijve te Shqiperise.

Anetar i larte i Keshillit Evropian per Marredhenie me Jashte.  Botuar ne New Yourk Times

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›