Ndan shtatë gra për Liverpulin

Mund të ndryshojë gratë, por kurrë skuadrën e zëmrës së tij. Një "rregull" i pashkruar për taksisitn 59 vjecar Martin Kupër, nga Noruici i Anglisë, i cili është duke bërë divorcin e tij të shtatë, vetëm për shkak të obesesionit të tij për Liverpulin, skuadrën e famshme britanike. Në fakt, Kuperin e kanë braktisur gratë, për shkak të "tradhëtisë" së tij të përhershme me Liverpulin. Pasioni për "Reds"-at, lindi kur ai pa për herë të parë një ndeshje në stadiumin mitik "Anfield Road", kur Martini ishte vetëm 7 vjec. "Në asnjë mënyrë nuk vendosja një grua apo një martesë përpara futbollit, - shpjegon i qetë Martini për gazetën britanike "Daily Star", - pasi Liverpuli është jeta ime".
DASHURI TOTALE – "Isha një fëmijë kur "Reds"-at erdhën për të luajtur në "Carroë Road" (stadiumi i Noruicit) dhe që nga ai momente rashë në dashuri totale". Një dashuri e përjetshme, që Martinin nuk e ka vënë kurrë në diskutim për asnjë lloj arsye. Dhe për askënd. Martesa e parë e tij ishte kur Martin mbushi 19 vjec, me Rozemarinë, por bashkimi i tyre u shkatërruar, pas Kuper kishte ide fikse vetëm Liverpulin. E njëjta gjë edhe pas martesës me Patrisian e më pas me Barbaran, më të cilat qëndroi dy vjet. Kuper e provoi me një tjetër Rozemari, por edhe me të u nda pas disa vitesh.
GRATË- Ashtu sic e ka të lehtë për t'i ndarë ato, nuk e ka aspak të vështirë edhe për të gjetur gruan e radhës. Edhe me gruan numër 5, Karolën, martesa shkoi shumë keq, pasi ajo i dha ultimatumin se duhet të qëndronte larg Liverpulit. "Nëse do të shkosh të shohësh ndeshje, nuk e di se kur do të rikthehem", - i tha gruaja. "Kur të duash", - ishte përgjigjia e Martinit, dhe martesa përfundoi. Davina është zonja e gjashtë Kuper. Gjithcka dukej mirë në fillim, pasi me të lii edhe djali i vetëm i Martinit. Taksisti vendosi ta quajë atë me emrat e njëmbëdhjetë lojtarve të Liverpulit të vitit 1986. Ndarja ishte e paevitueshme.
E FUNDIT – Gruaja e fundit që kërkoi të sfidonte Liverpulin, "dashurinë" e madhe të Martinsit ishte Tana, por dhe ajo u nda shumë shpejt, ashtu si dashuria e saj me taksistin tifoz. "U njohëm në shtator, u martuam në tetor dhe u ndamë në janar", - thotë Kuper. Në këtë lloj jete të "ftohtë" Martin nuk është pa "ngrohtësi", nuk ecën kurrë vetëm. "You never ëalk alone" (Ju kurrë nuk ecini vetëm), është kënga e famshme e Liverpulit. Ndoshta një ditë do të gjejë gruan e tetë...