Portugalia fiton me Kazakistanin

Kristiano Ronaldo i siguroi Portugalisë së Flavio Teikserës një fitore të cmuar në Azerbajxhan duke fituar 2-1.
Azerët rezistuan deri në minutën e 84, kur zëvëndësuesi Ariza Makukula shënoi golin e parë. Ronaldo, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i takimit, dyfishoi rezultatin në minutën e 91-të, ndërsa vendasit u kënaqën me golin e shënuar nga Dimitri Bajkov në të 95'.
Portugalia, tashmë në kuotën e 25 pikëve u ngjit në vendin e parë të Grupit A, duke lënë pas Poloninë (24), që sot e kishte pushim.