Shqipëria U-19, nesër kundër Spanjës

Shqipëria U-19 nis nesër aventurën në Grupin 5 të kualifikueseve të Kampionatit Europian, që do të zhvillohet në Spanjë, nga data 18 deri më 23 tetor 2007.
Bashkë me Shqipërinë, që drejtohet nga trajneri Ramadan Shehu, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Serbia, Spanja e Lihteshtejni.
Takimi i parë i Shqipërisë është ai kundër Spanjës (18 tetor, 20:30, gjykon francezi Toni Shapron), i dyti ai me Serbinë (20 tetor, 18:00, gjykon skocezi Uilliam Kollëm) dhe së fundi me Lihteshtejnin (23 tetor, 20:30, sërish skocezi Kollëm ). Ndeshjet do të luhen në Valencia.
Serbia U-19 është kampionia në fuqi e Europës, ndërsa Spanja e ka fituar katër herë Kampionatin Europian.
Interesant është fakti, se kundërshtari ynë më i dobët në grup, Lihteshtejni, mendon se Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos kërkuar prej saj rezultat pozitiv.
Finalet e Euro U-19 zhvillohen në Ceki në korrik të vitit 2008.