Serbia hyn në vallen e finaleve

Serbia u tregua e pamëshirshme kundër Azerbajxhanit në Baku duke fituar në transfertë 1-6, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A. Golat për formacionin serb u shënuan nga Tosic (4'), Zigic (22', 42'), Jankovic (41'), Jovanovic (75') dhe Lazovic (84'). Për skuadrën azerbajxhanase shënoi Aliev në minutën e 26-të. Serbia u ngjit në kuotën e 23 pikëve, një më pak se Polonia (24), por formacioni i Havier Klementes ka një ndeshje me shumë.