E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndarja e Kosoves, e papranueshme"

Zyrtaret e larte kosovare hedhin poshte deklaraten e presidentit te Serbise, Boris Tadic, per ndarjen e Kosoves. Sipas tyre ky opsion eshte i papranueshem, pasi Kosova tashme eshte shtet. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi dje se Kosova e pavarur eshte shtet i pranuar nderkombetarisht. "Dihet qendrimi yne i qarte. Ne jemi shtet dhe te gjitha te tjerat jane perpjekje te kota", ka thene Sejdiu. Ndersa, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thene se kjo nuk eshte perpjekja e pare e Serbise per te ndare Kosoven. "Megjithate, Kosova i ka kufijte e saj, te cilet gjithnje e me teper po pranohen. Mendoj se proceseve ne Ballkan dhe Evrope nuk iu duhet rishikimi i kufijve", ka thene Krasniqi. Autoritetet ne Prishtine kane riperseritur qendrimin e tyre, se Kosova eshte nje teresi territoriale dhe ndarja nuk eshte opsion. Zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj, eshte shprehur se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur. "Kosova tashme eshte shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nderkombetarisht, i njohur ne gjithe territorin e saj", shpjegoi zoti Manaj. Zevendeskryeministri i Kosoves reagoi pas nje deklarate te presidentit te Serbise, Boris Tadic, ne median serbe se eshte i gatshem te mendoje edhe per opsionin e ndarjes se Kosoves ne vija etnike, ne rast se shteren te gjitha opsionet e tjera. "Eshte iluzore apo utopike te hapet ceshtja e Kosoves, apo eventualisht ndarja e saj", theksoi zyrtari i larte kosovar. Sipas tij, ndarja e Kosoves nuk do te jete e pranueshme ne asnje variant dhe per asnje cmim. "Duket se Tadic dhe udheheqja politike e Serbise, perpiqen qe ne vazhdimesi ta mbajne te hapur ceshtjen e Kosoves, dhe kjo per konsumin e tyre te brendshem", tha ai., duke nenvizuar se "kjo eshte per te justifikuar perpjekjet dhe perkushtimin ne thonjeza te tyre per Kosoven". Gjithashtu zyrtari i larte i Kosoves ka shtuar se qeveria e tij po punon per t'u integruar ne bote dhe Bashkimin Evropian. "Ceshtjen e ndarjes se Kosoves, Serbia mund ta hape vetem me vetveten, kjo ceshtje nuk mund te hapet me, perderisa Kosoven e kane njohur nje numer i madh i shteteve dhe ky proces i njohjes po vazhdon ende", perfundoi fjalen e tij zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj. Kunder ndarjes se Kosoves, jane shprehur edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci. Ata, duke komentuar nje raport te Grupit Nderkombetar te Krizes, per rrezikun e ndarjes faktike te Kosoves, kane thene se kjo nuk do te ndodhe kurre. Presidenti Sejdiu, pas kthimit nga Nju Jorku, ka thene se Kosova nuk ka nevoje te frikesohet per te ardhmen e saj, sepse ajo ka nje mbeshtetje te madhe nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›