E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen kapsolla, plagoset femija

Berat- Nje femije ka humbur gishtat e dores se majte pasi i shpertheu ne dore kapsolla qe kishte gjetur te hedhur ne nje cep rruge ne lagjen Guri i Bardhe ne Uren Vajgurore, shume prane guroreve. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme, kur shperthimi i befasishem ka tronditur banoret qe kane shtepite prane guroreve. Burime policore thane se u njoftuan nga spitali i Beratit se pacienti ishte 10 vjecari Engjellush P., banues ne lagjen ku ndodhi ngjarja. Prinderit kane derguar menjehere ne spital te miturin, i cili ka pesuar humbje te medha te gjakut, pasi ka copetuar gishtat e dores se majte.

I mituri ka qene duke luajtur se bashku me disa shoke te tij shume prane shtepive dhe ku banojne. Gjate lojes ai ka deshmuar per inspektorin e policise se ka gjetur edhe nje mjet qe nuk e dinte se cfare ishte, por qe me pas i plasi ne dore aksidentalisht. Policia tha se lenda luftarake ka qene nje kapsolle e hedhur ne nje shkurre, qe vogelushi e ka gjetur rastesisht. Duke mos e ditur se cfare rreziku i kanosej, 10 vjecari i ka hequr siguresen mjetit, ndersa ne pak sekonda shperthimi ka qene fatal. Femija ka rene pa ndjenja pertoke, kurse shoket njoftuan familjaret per ngjarjen. Ne ndihme te prinderve kane ardhur edhe fqinjet ne lagjen Guri i Bardhe, qe mundesuan mjekimin paraprak te vogelushit dhe dergimin me urgjence per ne spitalin e Beratit.

Burime nga ky spital thane mbreme per gazeten "KJ" se shperthimi i kapsolles i ka demtuar rende doren e majte te miturit, por ka edhe lendime te vogla ne pjese te ndryshme, pa rrezik per jeten. Menjehere 10 vjecari i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale qe ka zgjatur per mese dy ore dhe eshte mbajtur ne jete. Mjeket thane se ai ka pasur hemorragji si pasoje e plages se rende te shkaktuar nga mjeti luftarak. Policia mori ne pyetje familjaret e 10 vjecarit dhe shoket me te cilet ai po luante ne ato momente. Ngjarja eshte konsideruar aksidentale, ndersa pritet te kryhet edhe nje kontroll i zones per te pare nese ka edhe mjete te tjera luftarake qe mund te sjellin pasoja tragjike. Incidenti ka ndodhur fare prane guroreve te ngritura ne Uren Vajgurore.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›