Kalaja e Tiranes, ndryshon projekti i Unazes se Vogel
Unaza e Vogel nuk do te shtrihet ne segmentet qe ishin parashikuar por do te ndryshoje destinacion. Projektin e ri e ka shpalosur kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, pas rivleresimit te zones rreth Kalase se Tiranes. Keshtu gjate nje takimi te posacem, zhvilluar me mbeshtetjen e Komisionit Evropian, Rama ka argumentuar arsyet qe cuan bashkine e Tiranes per ndryshimin e destinacionit te Unazes se Vogel. Sipas kryebashkiakut, kjo lidhet pikerisht me zbulimin e rrenojave te Kalase se Tiranes ne trupin e Unazes se Vogel, ndaj ne rrugen qe mban emrin "Murat Toptani", eshte menduar te levizin vetem kembesore. Gjithcka mesohet se behet me qellim zhvillimin e qendrueshem dhe te integruar te trashegimise kulturore dhe historike te qendres se Tiranes.
Skema
Rruga "Murat Toptani", ku jane zbuluar rrenojat e Kalase se Tiranes, nje element i rendesishem ky nga pikepamja historike, ka bere qe te rivleresohet nga e para si nga ana arkitektonike, ashtu edhe urbanistike. Sipas kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, zgjidhja e propozuar kerkoi njekohesisht dhe nje vleresim serioz e profesional te trafikut ne qendren e Tiranes dhe rreth saj. Kesisoj, Unaza e Vogel e Tiranes nderron gjurme dhe do te shtrihet tek Ura e Re e rruges "4 Deshmoret", do te kthehet tek "Parku i Namazgjase", do te shkoje drejt rruges se "Barrikadave" dhe pastaj do te kthehet aty per te lidhur kete segment me rrugen prapa Muzeut Historik. Ne fjalen e tij, kryebashkiaku tha se ne momentin kur ne kantierin e ketij segmenti te Unazes se Vogel u zbulua rrenoja e kalase, bashkia u gjend perballe domosdoshmerise per t'u ndalur dhe per te bere nje vleresim te mundesise qe projekti te ndryshonte. "Te gjithe ata qe jane drejtperdrejt te perfshire dhe te investuar intelektualisht dhe profesionalisht ne ceshtjen e ruajtjes se vlerave kulturore dhe mbrojtjes se monumenteve te kultures, ishin nxitja e menjehershme per te ndaluar punimet", tha Rama.
Kembesoret
Pas zbulimit te nje pjese te rrenojave te Kalase se Tiranes (gjate fazave te punimeve per ndertimin e Unazes se Vogel), te konsideruara me vlere te cmuar per ruajtjen e trashegimise kulturore dhe historike, bashkia e Tiranes i kushtoi nje vemendje te vecante zones rreth Kalase se qytetit. Duke marre parasysh zhvillimin dinamik te Tiranes, si nga pikepamja urbane ashtu dhe nga pikepamja e trafikut, u hartuan projekte konkrete te nderhyrjeve ne te gjithe kete zone te rendesishme te historise se qytetit. Hapi i pare ishte studimi i bashkise se Tiranes per te kthyer rrugen "Murat Toptani", rruga qe kalon ne krah te Kalase, ne zone kembesore si dhe rishikimi i te gjithe konceptit te levizjes per Unazen e Vogel dhe rrjedhimisht i te gjithe zones se qendres.
Unaza e vogel kthen qendren ne kembesore
Zbatimi i projektit te Unazes se Vogel do te mundesoje kthimin e qendres se Tiranes ne zone pedonale. Ndonese projekti per rigjallerimin e sheshit "Skenderbej" do te zbatohet si projekt me vete, ai ka lidhje sa i perket pedonalitetit. Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, beri me dije se nese do te merrej nje vendim per kete rruge dhe per kthimin e saj ne nje rruge kembesoresh, kjo nuk kishte te bente me momentin por me te ardhmen ne 10, 20, 30 vjet te ketij qyteti.