E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga trajnerit shqiptar ne Malte

MALTE- Skandali i shit-blerjeve te ndeshjeve te futbollit zbret ne Malte, por me protagonist nje drejtues teknik shqiptar. Trajneri i Mersaxlokk FC, shqiptari Ilir Pelinku, eshte arrestuar dje se bashku me arbitrin e UEFA-s po nga Malta, Joe Attard. Akuza e ngritur eshte ajo e tentatives per korrupsion gjate ndeshjes se vlefshme per kupen UEFA, midis Marsaxlokk Fc dhe Slaven Belupo te Kroacise te zhvilluar gjate muajit gusht te ketij viti, faza paraeleminatore. Mediat vendase ne Malte publikuan dje lajmin e bujshem duke iu referuar burimeve zyrtare te policise, ndersa eshte bere me dije se eshte tentuar blerja e portierit te skuadres per te lejuar humbjen.

Trajneri Ilir Pelinku, qe drejton nje skuader malteze, eshte arrestuar se bashku me arbitrin e UEFA nga Malta Joe Attard. Sipas akuzes, qe te dy jane perpjekur te blejne portierin e skuadres malteze, Marsaxlokk FC, gjate ndeshjes kunder ekipit Slaven Belupo. Ndeshja perfundoi me rezultatin 4-0, ne favor te Kroateve.

Ilir Pelinku, i cili punon per nje ekip vendas si trajner, eshte perpjekur t'i jape para portierit, me qellim qe te lejonte nje fitore te lehte ne favor te bastexhinjve. Ky rast eshte denoncuar menjehere perpara nisjes se ndeshjes nga portieri maltez, por hetimet e kryera nga Federata e Futbollit ne Malte sipas mediave kane mbetur sekret. Kjo ceshtje eshte paraqitur edhe perpara zyrtareve te UEFA-s ne Gjeneve, te cilet si mase te pare kane pezulluar arbitrin Attard. Ndersa Ilir Pelinku u deklarua se ra dje ne pranga per akuzen e tentatives se korrupsionit dhe do te hetohet me tej.

Gjyqtari Joe Attard eshte bere i njohur per publikun shqiptar kur gjykoi ndeshjen e vlefshme per Evropianin 2008, mes Shqiperise dhe Sllovenise. Kjo ndeshje u luajt ne Shkoder me 24 mars 2007 dhe arbitri maltez perfundoi nen akuze per disa vendime te cuditshme te tij ne fushe. Por keto veprime kaluan pa u ndeshkuar nga autoriteti i UEFA-s, derisa ka ardhur dhe skandali i dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›