E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulejman Pasha ndryshon "vendbanim"

Me ne fund u zhvendos busti i themeluesit te Tiranes, Sulejman Pash Bargjinit. Vendosja ne qender te kryqezimit prane pallateve 9-katshe ka bere, qe keto vite ky bust te sherbente per disiplinimin e trafikut. Tashme, ai eshte zhvendosur disa metra me tutje, prane Ushtarit te Panjohur. Keto ndryshime u bene ne kuader te disa punimeve qe nisen per ndertimin e nje lulishteje, si rezultat i te cilave, i gjithe ai aks rrugor u bllokua per rreth 1 muaj. Ndryshimi i destinacionit te bustit te Sulejman Pashe Bargjinit ka te beje me kujtesen e ketij monumenti kulturor dhe historik. Ne fakt, kohet e fundit, duket se bashkia e Tiranes i ka kushtuar nje vemendje te vecante perkujdesjes ne lidhje me ato objekte qe kane vlera historike dhe kulturore. Ndersa deri tani, busti i Sulejman Pashes ka sherbyer me shume si rregullator trafiku, ai do te kete misionin per te cilin eshte krijuar. Emri i Sulejman Pashe Bargjinit lidhet me themelimin e Tiranes. Keshtu, ne vitin 1614, Sulejman Pasha, nje feudal i pasur i kohes, nga fshati Mullet, ndertoi fillimisht nje xhami dhe nje hamam, qe u ben pastaj berthama e qytetit te ardhshem. Mendohet qe Tirana te kete qene nje qender e banuar, qysh ne kohen e Ilireve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrenojat e qytetit gjenden akoma sot ne kembet e malit te Dajtit, ku mendohet te kete ekzistuar nje keshtjelle. Nje nga burimet e emrit te Tiranes, eshte pikerisht emri i keshtjelles, Tirkan, e cila permendet per here te pare ne historine e bizantineve nga historiani Prokopius.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›