Jo bash i barabartë

Komisioni Europian dhe disa qeveri europiane duket se kanë pasur një punë goxha të madhe për të siguruar praninë e delegacionit nga Kosova në Takimin e Nivelit të Lartë në Sarajevë, që do të mbahet më 2 qershor.
Prania e përfaqësuesit nga Prishtina në këtë takim fillimisht është kundërshtuar nga Serbia, e cila vazhdimisht kërkon që autoritetet kosovare në forume të ndryshme jashtë vendit të mos dalin pa UNMIK’un.
Një pengesë tjetër për këtë ka qenë edhe vetë Spanja, që kryeson Bashkimin Europian si njëra nga organizatoret e këtij takimi, për faktin që nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe për këtë çështje nuk ka komunikuar fare me autoritetet në Prishtinë.
Por, njëra nga pengesat për palën kosovare, për të marrë pjesë në këtë takim, është edhe Bosnja e Hercegovina, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës, e rrjedhimisht as dokumentet e Kosovës.
Në mënyrë që pala kosovare të marrë pjesë në këtë takim, zyrtarë europianë kanë përdorur ndikimin e tyre që delegacioni i Kosovës, i prirë nga Ministri Skënder Hyseni, të udhëtojë pa probleme drejt Sarajevës.
Një burim i gazetës ka shpalosur edhe disa detaje që kanë të bëjnë më udhëtimin e delegacionit kosovar.
“Është pjesë e marrëveshjes, është rezultat i ndërmjetësimit dhe mbështetjes nga ana e Komisionit Europian edhe disa qeverive europiane. Ata (Bosnja e Hercegovina) sigurisht që nuk i njohin pasaportat zyrtarisht, mirëpo në këtë rast vizat për delegacionin e Kosovës mund të vendosen në një fletë të veçantë e jo në pasaportë, vetëm për të mundësuar hyrjen në territorin boshnjak”, bëjnë të ditur burime të gazetës.
Ministri Hyseni të enjten, në një konferencë për media, ka përmendur fjalën marrëveshje kur ka përshkruar bisedat që ka pasur me Komisarin Stefan Fule, Ministrin e Jashtëm të Francës dhe atë të Italisë të cilët, sipas tij, kanë dhënë garanci se takimi do të jetë i formatit “Gymnich”, që i siguron atij trajtim të barabartë në Sarajevë.
Ministria e Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, e cila më shumë është e përfshirë në aspektin logjistik të organizimit të këtij takimi, ka caktuar edhe “rregullat e sjelljes” së delegacioneve që do marrin pjesë në këtë takim.
Kjo ministri në publikimet që ka vendosur në ueb-faqen e saj sqaron se të gjitha delegacionet që udhëtojnë me fluturime komerciale duhet të kalojnë kontrollin e rëndomtë të pasaportave.
Zyrtarë të lartë kosovarë pothuaj në të gjitha rastet shfrytëzojnë linjat komerciale për të shkuar në destinacione të ndryshme. Kështu do të bëjë edhe Ministri Hyseni, i cili në kryeqytetin boshnjak do të shkojë nga Nica e Francës, pas përmbylljes së Samitit Francë-Afrikë.
Por, në bazë të rregullave që ka vendosur Ministria e Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, të gjitha delegacionet që do të shkojnë në Takimin e Sarajevës, shtetet e të cilave nuk kanë përfaqësi diplomatike në këtë vend, duhet të paguajnë për transport.
“Për delegacionet që nuk kanë ambasada në Bosnjë e Hercegovinë, Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës do të sigurojë veturat e nevojshme të huazuara në llogari të delegacioneve, me ndihmën e zyrtarit të tyre për ndërlidhje”, thuhet në një njoftim të MPJ’së së Bonjës.
I vetmi shtet që do të marrë pjesë në Takimin e Sarajevës, e që nuk ka përfaqësi diplomatike në Bosnjë, është Kosova.
Ndërkohë që për vendet pjesëmarrëse që kanë përfaqësi diplomatike në Sarajevë transporti do të sigurohet nga ambasadat e tyre.
Ministria e Jashtme e Bosnjë Hercegovinës është treguar më zemërgjerë rreth transportit të delegacioneve nga hotelet deri në vendin ku mbahet takimi, i cili sipas agjendës fillon në orën 9 të mëngjesit.
Ndërsa, delegacionet duhet të kujdesen që të bëjnë vetë edhe rezervimin e hotelit për të cilin janë përcaktuar.
Sipas një komunikate të MPJ'së së Bosnjë e Hercegovinës, në Takimin e Nivelit të Lartë do të marrin pjesë delegacione nga Bashkimi Europian, Ballkani Perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Turqia dhe organizatat ndërkombëtare.
Zyrtarët më të lartë europianë, që pritet të shkojnë në Sarajevë, janë Shefja e Diplomacisë së BE’së, Catherine Ashton, Komisari për Zgjerim, Stefan Fule, si dhe Kryesuesi i BE’së Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos.
“Qëllimi kryesor i takimit është riafirmimi i përkushtimit të BE'së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesën e MPJ së Bosnjë e Hercegovinës.
Në kumtesë, po ashtu, thuhet se në fund të takimi do të miratohet edhe një deklaratë.