E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e Kosoves shkakton "levizje tektonike" ne rajon

Bekim Shehu

Qeveria e Kosoves i terheq verejtjen qeverise se Serbise, se ndarja e Kosoves mund te shkaktoje "levizje tektonike", ne rajon. Kete deklarate, beri dje zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, pas asaj te kryeministrit te Serbise, Ivica Dacic, se ndarja e Kosoves eshte zgjidhja me reale. "Kjo eshte ide qe eshte kundershtuar nga bota demokratike dhe nga Kosova. Pavaresia e Kosoves eshte kompromisi qe kane bere shqiptaret ne rajon. S'ka qene optimumi (maksimalja) qe kane dashur shqiptaret. Serbia eshte ajo qe tani po tenton te krijoje telashe: njehere me gjenocid, pastaj me perpjekjet per ndaljen e pavaresise e tash me perpjekjet per ndarjen e Kosoves. Ne kemi menduar qe ka ndryshuar Dacic, kemi menduar jo ai si individ, por Serbia is mentalitet. Por mendoj se ketu pergjigjen me te mire duhet ta jape bota demokratike. Cdo kerkese ose levizje ne kete drejtim ka levizje tektonike", thote Kuci.

Pozicionime para dialogut

Keto deklarime nga Beogradi dhe Prishtina, po behen ne kohen kur bashkesia nderkombetare po kerkon rifillimin e dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Mediat lokale serbe shkruajne qe presidenti i Serbise, Tomislav Nikolic, i cili ndodhet ne Nju Jork, do te prezantoje te marten pjese te planit te Serbise per dialogun me Kosoven. Udheheqesit kryesor kosovar, ka disa dite qe po qendrojne ne Nju Jork, per te marre pjese ne punimet e asamblese se pergjithshme te OKB-se. Por ende nuk kane bere te ditur nese kane ndonje plan te formesuar per bisedimet me Serbine. Dite me pare Kuci, deklaroi se qeveria e Kosoves tashme ka nje plan inicial per bisedime me Serbine. Mirepo, sipas tij, plani duhet te harmonizohet me SHBA-ne dhe Bashkimin Evropian. "Kosova e koordinon aktivitetin e vet ne plotni me SHBA-ne dhe me BE-ne. Qellimi yne eshte qe te zbatohen ato qe jane arritur deri me tash, e pastaj te shohim se cka do ndodhe me tutje", thote Kuci.

Situata qartesohet ne Nju Jork

Shef i ri i ekipit negociator ne dialogun ndermjet Beogradit dhe Prishtines, Dejan Paviqevic, ka thene per mediat lokale serbe se pas bisedimeve ne Nju Jork, ndermjet presidentit serb Tomisllav Nikolic dhe baroneshes Ashton, situata rreth dialogut me Kosoven do te jete me e qarte. "Shume ceshtje do te konkretizohen, sic eshte ajo se a do te vazhdohet dialogu ne nivel me te larte dhe a do te ekzistojne dy binare - politik dhe teknik, apo e gjitha do te jete si me pare. Ne ne Nju Jork do te paraqesim pjese te planit tone per vazhdimin e dialogut. Planin e vet do ta paraqese edhe Bashkimi Evropian, me siguri edhe pala kosovare", ka thene Dejan Paviqevic.

Integrimi i Serbise

Serbia eshte ne pritje te dates per fillimin e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por zyrtare te larte te BE-se, tashme hapur kane kerkuar nga Serbia normalizimin e marredhenieve me Kosoven. Mediat ne Kosove shkruajne se deklaratat e zyrtareve te larte serbe, sic ishte kjo e fundit e kryeministrit per ndarje te Kosoves, jane nje lloj parakushti, qe Serbia po tenton te vendose para fillimit te dialogut te ri me Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›