Gjykata e Larte, opozita bojkoton, PD e miraton e vetme Rozeta Rapushi
Mazhoranca miraton e vetme ne teresi ne Komisionin e Ligjeve projektligjin per "Gjykaten e Larte". Ne mungese te amendamenteve nga Partia Socialiste, por edhe te deputeteve qe nuk pranojne te shqyrtojne kete projektligj, shumica ne komision e miratoi nismen ligjore, qe per te kaluar proven e votimit ne seance plenare kerkon 84 vota, pra domosdoshmerisht edhe votat e opozites. Edhe ne mbledhjen e djeshme, socialistet riperseriten kushtet e tyre dhe me pas bojkotuan mbledhjen. Nderkohe qe mazhoranca i akuzoi se deputetet e opozites po e bllokojne punen me kete projektligj, duke mos sjelle asnje amendament per te. "Per sa kohe nuk ka amendamente them se nuk e pengon me asgje vazhdimin e shqyrtimit nen per nen te ketij projektligji", - tha kreu i komisionit, Ilir Rusmali. Sipas tij, ndryshe nga cfare pritej, socialistet nuk kane sjelle asnje amendament per permiresim apo ndryshim te nismes ligjore. Duke akuzuar se kjo behet vetem per te bllokuar ligjin. "Por diskutimin nen per nen te ketij ligji nuk e pengon dot me asgje", - shtoi Rusmali, duke nisur proceduren per shqyrtimin e nismes ne fjale. I pranishem ne mbledhje, kritika ndaj te majtes beri edhe Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi. Ai akuzoi opoziten per nje rol teresisht pasiv ne kete proces. "Deri me sot nuk ka pasur asnje amendament nga PS per ligjin", - shtoi Halimi. Akuzave iu pergjigj deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili theksoi se nuk eshte detyre e mazhorances te perktheje qendrimet e opozites. "Nuk do te kete diskutim te ligjeve me shumice te cilesuar pa u marre parasysh qendrimi yne. Eshte bere qesharak zbatimi i ligjit per funksionimin e qarku te Fierit", - ritheksoi socialisti, duke nenvizuar keshtu nje nga kushtet e opozites te vena per projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Pas ketij qendrimi, deputetet e opozites braktisen mbledhjen e komisionit dhe mazhoranca diskutoi dhe miratoi e vetme projektligjin. Vetem nje dite me pare, socialistet i paraqiten mazhorances disa kushte, plotesimi i te cilave do te sillte shqyrtimin dhe miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte. PS kerkoi zgjidhjen e problemit me kreun e qarkut te Fierit, miratimi i reformes parlamentare dhe zhbllokimi i fondeve nga qeveria per pushtetin vendor. Projektligji u miratua pa amendamente. Sipas tij, gjykatesi i Gjykates se Larte duhet te jete i paster si figure, te kete punuar pese vjet ne Gjykaten e Apelit dhe te kete 15 vjet eksperience si gjyqtar. Debatet do te vijojne tashme ne seance plenare, ku projekti duhet te marre 84 vota per t'u miratuar.
Projektligji per Gjykaten e Larte
Projektligji i qeverise per "Gjykaten e Larte", i hartuar me konsulten e Euralius dhe grupet e interesit, u miratua dje ne komisionin e Ligjeve, pa ndryshime, me perjashtim te specifikimit ne ligj se jo me shume se 25% anetareve te Gjykates se Larte mund te jene juriste. Pjesa tjeter do te jene gjykates karriere, duke mos arritur ne Gjykaten e Larte, pa kaluar dy shkallet e tjera te gjyqesorit. Ky erdhi dhe si propozim i perfaqesuesit te Euralius qe ne vijimesi ka ndjekur punimet e komisionit. Kjo nisme parashikon krijimin e kolegjit administrativi ne funksion te ligjit per Gjykaten Administrative. Numri i anetareve te Gjykates se Larte shkon ne 19, ndersa do te kete nje kategorizim te numrit te ceshtjeve qe ne varesi te rendesise mund te shqyrtohen me kolegje prej 3 ose 5 anetaresh. Ligji percakton qarte dhe kriteret e perzgjedhjes se anetareve, ku pervec atyre profesionaleve i meshohet edhe kriterit te integritetit dhe merites.