E Diel, 1 Nëntor 2026

Pullat fiskale, si do te ndryshojne nga 9 janari 2013? Eglantina Nasi

Pas dates 9 janar te vitit te ardhshem, ne territorin e Shqiperise do te lejohet qe te shiten apo shperndahen vetem produkte akcize qe permbajne nje pulle fiskale te caktuar. Kjo fale ndryshimeve perkatese qe ministria e Financave ka bere ne udhezimin nr. 19, date 1.9.2011 "Per modalitetet e aplikimit te pullave te akcizes dhe pullave fiskale ne produktet e duhanit, birres dhe alkoolit" e qe tashme jane ligjeruar. Fjala eshte konkretisht per produktet qe paguajne akcize dhe te cilat ne fakt, figurojne deri ne fillim te vitit 2013 si ende te pa shitura apo te mbetura ne forme stoku neper magazina. Ne te tilla kushte, ekspertet e Financave kane pare me vend qe te tilla produkte te hidhen perseri ne treg, por ama duke iu nenshtruar nje rregulli te posacem, atij te nderimit te pulles fiskale te tyre. Por si do te jete pulla e re? Udhezimi i posacem i ministrise se Financave percakton qe ajo te jete e prodhuar nga koncesionari, dhe e mbivendosur kundrejt pulles ekzistuese te prodhuar nga Shtypshkronja e Letrave me Vlere. Proces ky qe natyrisht ka edhe nje pagese te caktuar, e cila ka te beje ne fakt me koston e printimit te kesaj pulle. Ndersa koncesionari, qe i prodhon ato, kujtojme se eshte nje kompani e posacme, te ciles i eshte dhene se fundmi, per nje periudhe 10-vjecare, e drejta e monitorimit te prodhimit, importit dhe shperndarjes se produkteve te akcizes permes perdorimit te nje sistemi inteligjent dhe te sigurt pullash, por edhe venies se nje kodi unik te sigurise se larte. Ne te tilla kushte, do te jete plotesisht e verifikueshme cdo sasi produktesh me akcize te destinuara per tregun shqiptar. Qofte edhe ai i pa shitur ende, i cili permes udhezimit te lartpermendur, i detyron tregtaret e te tilla mallrave qe t'i rivulosin ato, per t'i hedhur serish ne treg, por kete here, me pullen e re fiskale, pikerisht ate te printuar nga koncesionari. Behet me dije, se keto pulla, permbajne kater elemente sigurie per te eliminuar falsifikimet e mundshme te tyre, duke filluar qe nga aplikimi i nje boje irideshente, unike vetem per Shqiperine, deri tek nje kodi unik i padukshem qe do t'i vendoset cdo produkti me akcize. Me ane te nje udhezimi te tille, qeveria u jep nje shans te gjithe importuesve dhe prodhuesve te ketyre te fundit, te cilet ne fakt e kane kryer njehere procesin e vendosjes se pullave te akcizes, porse nuk i kane shitur dot ato, qe t'i bejne serish te destinueshme per treg. Kjo pasi, edhe tregtaret nuk do t'ua marrin me keto produkte pas dates 9 janar 2013, nese i kane te pajisur vetem me pullen e prodhuar nga Shtypshkronja e Letrave me Vlere, sepse tashme jane njohur me udhezimin e ministrise se Financave. Ne te tilla kushte, mbetet vetem qe te deklarohet stoku i mallit prane administrates tatimore, dhe nese ai nuk shitet deri ne daten 9 janar 2013 me pullen e vjeter fiskale, pas ketij afati nuk ka rruge tjeter pervecse asaj te marrjes se masave per t'u pajisur me pullen e re fiskale te prodhuar nga koncesionari per stokun e deklaruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›