E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget, ekspertet: Tani qe u bene, duhen mirembajtur

Tani qe ne Shqiperi eshte rindertuar nje pjese e mire e rrugeve, kombetare dhe atyre rurale, paraqitet nje domosdoshmeri e madhe e mirembajtjes dhe administrimit te tyre. Nje fakt te tille e kane bere me dije dje perfaqesues te Shoqates se Ndertuesve, por edhe atyre te Inxhiniereve Konsulente, sipas te cileve, pas sfides se ndertimit, tani infrastruktura rrugore, paraqitet me sfiden e menaxhimit te kesaj pasurie kolosale te shtetit tone. "Ndertimi i nje rrjeti te ri modern, mbetet pa te ardhme, nese ai do te lejohet te demtohet dhe degradoje tej normave dhe standardeve qe teknika bashkekohore parashikon dhe sugjeron", - pohoi dje publikisht, inxhinier Faruk Kaba. Duke shtuar se "ne kemi nje rrjet relativisht te ri dhe ndoshta nuk e ndiejme shume peshen e administrim-mirembajtjes, por shume shpejt do te fillojne problemet dhe sfida e zgjidhjes se tyre eshte nje ceshtje madhore per te gjithe ne". Keto deklarata te tij, u bene ne vigjilje te Kongresit te Pare te Rrugeve te Shqiperise, i planifikuar qe te zhvillohet diten e enjte. I konceptuar ne formen e nje forumi, ne te do te marrin pjese inxhiniere dhe ndertues nga 30 vende te ndryshme, te cilet do te diskutojne pikerisht mbi problematikat e infrastruktures rrugore si te tille. Per te cilen, ne fakt, inxhinieri Kaba, beri me dije, se vendi yne ka bere shume, duke arritur tashme ne nje nivel prej me shume se 50% te rrugeve te asfaltuara nga vetem 12-13% qe ka qene ky tregues vetem pak vjet me pare. Pikerisht, ky nivel i larte ndertimi rrugesh sipas tij, tashme sugjeron aplikimin e nje strategjie te zhvillimit te tyre. E cila tejkalon fazen e teknologjive moderne te projektimit apo ndertimit dhe ka te beje me metodat e administrimit dhe mirembajtjes se tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›