E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, si do te menaxhohen 5500 kuotat bosh Luljeta Ndoka

Per te gjithe ata maturante, te cilet nuk arriten qe te aplikojne per ne universitete, apo te tjere qe ngelen ne provimet e sesionit te pare te matures, por i moren ne te dytin, ekziston edhe nje mundesi per te mos e shkuar kot nje vit akademik. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne me dije se kane mbetur plot 2500 kuota te parealizuara, nga faza e pare e pranimeve ne universitete. Sipas te dhenave te dikasterit te arsimit, gjithsej jane regjistruar rreth 21 mije maturante, nderkohe qe kuota e miratuar per kandidatet brenda vendit eshte 26307 studente te rinj. Nga keta kandidate, 2500 jane ata qe kane zgjedhur universitetet e huaja per studimet e larta. Ndersa pjesa tjeter, rreth 3000 maturante fitues rrezikojne universitetin nese nuk kryejne regjistrimin brenda afatit. Ne fakt, ne kete grup maturantesh bejne pjese edhe mjaft te rinj, te cilet per shkak se nuk kane fituar ne degen e preferuar, vendosin t'i ndjekin studimet ne universitetet jopublike ne programin qe deshirojne dhe per kete arsye nuk kryejne as regjistrimin. Po keshtu, mjaft kuota mbeten te paplotesuara qe ne fazen e pare, pasi nuk perzgjidhen nga maturantet gjate plotesimit te Formularit A2. Me se shumti, ketu behet fjale per disa dege ne universitetet e rretheve qe nuk jane te preferuara nga te rinjte. Sipas vendimit te miratuar nga qeveria dhe MASH, kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga MASH ne baze te propozimeve te universiteteve, vetem per ato programe studimi ku nuk cenohet parimi i "Merites". "Shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te Formularit te ri te aplikimit A3 (raundi i dyte) sipas preferencave te kandidateve. Kane te drejte te plotesojne Formularin A3 te gjithe kandidatet te cilat kane aplikuar me Formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve", - thuhet ne vendim. Mbi bazen e vendeve vakante nga faza e regjistrimit paraprak do te perpilohet edhe lista e fituesve perfundimtare. Gjate ketyre diteve pritet qe MASH te beje publike edhe vendet bosh per fazen e dyte, nderkohe qe lista perfundimtare e fituesve do te shpallet me 1 tetor. Kete vit, MASH ka vendosur qe vendet bosh te plotesohen deri ne daten 8 tetor kur nis viti i ri akademik, ne menyre qe studentet te mos e fillojne me vonesa procesin mesimore. Gjithsesi, mbetet per t'u pare se cilat do te jene afatet e aplikimit me Formularin A3. Nje vit me pare, ne universitetet publike rezultuan 3419 kuota bosh nga faza e pare, ku 1354 ishin kuota te paperzgjedhura nga te rinjte ne Formularin A2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›