E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve, Lleshi: KQZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për vendim

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme nisi shqyrtimin e projekt-vendimin “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore".

Që në nisje të mbledhjes kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi bën me dije se institucioni që ajo drejton nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim në lidhje me ndarjen e mandateve të deputetëve. Sipas saj çështja pritet t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj akuzon KQZ se po përpiqet të shtyjë procesin.

Në vijim të kësaj mbledhjeve, pritet të merret vendim edhe për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013. 
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›