Ndarja eventuale e Kosovës, premisë për aspiratat shoviniste të një Serbie të madhe
Zyrtarët e shtetit rus, përmes ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, paten shkuar aq larg me qëndrimet e veta, duke thënë se Kosova është çështje jetike për Rusinë, përmes së cilës cenohen edhe interesat nacionale ruse.Kur minstri i jashtëm rus Sergej Lavrovit para njohjës së pavarësisë së Kosovës e pat vizituar Podgoricën kishte sugjeruar Beogradin që ta okupojë me forca policore dhe ushtarake veriun e Mitrovicës ne rast së njihet pavarësia e Kosovës nga faktori ndërkombëtar. Edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë u rritën apetitet e serbëve për ndarjën e Kosovës. Gjatë kësaj kohe asnjeherë forcat e shumta policore dhe forcat ndërkombëtare ushtarake nuk e vunë kontrollin e plotë në veri të Mitrovicës. Srukturat ilegale paralele serbe bashkë me sherbimet e tyre sekrete në vazhdimësi me shumë akte të dhunës u përpoqën që vendin ta mbajnë të destabilizuar. Shpërthimet me bomba në shumë qytetet të Kosovës gjatë këtyre viteve janë vepër e kriminelëve serbë. Nga sherbimet sekrete serbe dyshohet se ishin vrarë dy policë, njëri shqiptarë dhe ndërkombëtar. Gjithashtu kriminelët “rojat e urës” për shumë vjet rrahen dhe maltrajtuan shqiptarët, pa i penguar askush. Këto janë vetëm disa nga elementët që kanë trimëruar regjimin e Beogradit që ta fus ndikimin e politikës destruktive në Kosovë. Nën ndikimin e Rusisë dhe Serbië, Kosovën e pat vizitaur misioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sikurse edhe me parë edhe këtë të diele serbët në veri të Mitrovicës dhe në Novobërdë organizuan zgjedhje të cilët nga organët ndërkombëtare dhe institucoinet tona shtetërore u shpallën ilegale, por ato po bëhën si duket faktike në terren.Këtyre zgjedhjeve iu paraprin edhe vizitat e disa kriminelëve siq janë kallashKoshtunica dhe Tomisllav Nikoliq me një përfaqëues të Sinodit të Shenjtë të cilët edhe ishin nxitësit kryesor të gjenocidit që ushtruan falangat e Millosheviqit në Kosovë dhe në Bosnje.Kriminelët serbë kësaj të diele provokuan rëndë demostruesit paqësor shqiptarë të organizuara nga Shoqatat e Veteraneve të Luftës.Këtë të diele me lejimin e mbajtjeve të zgjedhje serbe në dy komuna të Kosovës , nw një mënyrë wshtw nepërkëmbur strategjia e hartuar për intregrim të veriut të Mitrovicës nga shefi i ICO-s Piter Feith.Në ngritjën e apetiteve serbe për ndarjën e Kosovës, sigurisht pa qëllim te keq ka ndikuar edhe deklarata e ambasadorit amerikan Rombaher, i cili pat deklaruar për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbië, veriu i Mitrovicës në shkembim me Kosovën Lindore. Në fakt propozimi i tij nuk ishte i mirë për faktin se bëhet fjalë për shkëmbim territorësh shqiptaro-shqiptare .Pikërisht me Kosovën dhe përpjekjët për ndarjën e saj, Rusia dhe Serbia po e sfidojnë Amerikën dhe shtetet mike përendimore.Të gjitha llojet e sherbimeve serbe të formuara pas luftës në veri të Mitrovicës, janë tregues së serbët moti e kanë planifikuar ndarjën e Kosovës.Në anën tjetër ish ambasadori amerikan Morton Abramiviq në një intervistë deklaroi se ndarja e Kosovës do të ishte shkatrrimtare për rajonin.Abramoviq i bëri disa kritika në adresë të BE-së.Nese lejohet që Kosova të ndahet, atëherë Serbisë po i krijohen favore të mëdha për krijimin e Serbisë së Madhe siq e kam potencuar edhe disa herë në shkrimet e mia.Se udhëheqësit e Republika Serpska që shumë kohë në krye me Millorad Dodikun janë duke kërkuar mbajtën e referendumit për shkëputje nga BH-ja.Marveshja e Dejtonit vështirë se do të jetë e qendrueshme për kohë të gjatë, kur dihet se tri entitetet që gravitojnë në këtë shtet në shumë fusha funksionojnë si të ndara. Prandaj , me veriun e Mitrovicës të ndarë dhe 8 komuna të reja të cilat po krijohen me planin e Ahtisarit për decentarlizim ,dhe me zbatimin e Gjashtë Pikëshit famoz të Ban Ki Munit, shumë shtohen apetitet e Serbië së Tadiqit që në kushte të paqës të krijon Serbinë e Madhe.Shumë kushte kohë më parë i pat parashtruar Bashkësia Ndërkombëtare Serbisë për tu integruar në Evropë.Por, shumë nga këto kushte as që janë përmbushur deri me sot nga Serbia.Edhe nese e ka plotwsuar ndonjë kushte , e bëri për përfitime politike dhe ekonomike( arrestimi i Radovan Karaxhiqit). Dhe, për çudi Serbia gjenocidiale para Bosnjës , Shqipërisë dhe Kosovës mori lejën për liberalizimin e vizave.Dihet së përkrahje të madhe në këtë drejtim i dhanë dhe po japin pesë shtetet e BE-së, të cilët ende nuk po e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Tokat e shqiptarëve shumë herë deri me tani iu nënshtruan gërsherëve të fqinjve grabitqarë sllavë. Kësaj radhe shqiptarët me aleatat e tyre përendimor dhe Amerikën mike nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që këto gërsherë t’i ndajnë tokat shqiptare edhe në pjesën e shtatë.
Serbët, me ndihmën e madhe të Rusisë, kanë lobuar dhe po vazhdojnë të lobojnë tek shtetet e bllokut të të painkuadruarve (Ligës Arabe), që ende mos ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ku duhet pranuar se deri diku edhe paten sukses. Rusia dhe Serbia janë duke i bazuar shpresat e tyre tek mendimi këshillëdhënës i GJND-së për legjitimitetin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës. është vështirë për t’u menduar së mendimi këshillëdhënës i GJND-së do të jetë i favorshem për Serbinë...