Ndarja në dy shtete, Britania i vendos kushte Skocisë
LONDER - Britania ka parashtruar kushtet, në bazë të të cilave Skocia mund të vendosë nëse dëshiron të shkëpusë lidhjet kushtetuese që ka pasur prej shekujsh me Britaninë e Madhe.
Qeveria britanike ofroi dje, në bazë të disa parakushteve, heqjen e pengesave ligjore që skocezët të zhvillojnë referendum për pavarësi nga Britania.
Kryeministri britanik David Cameron po i bën thirrje Skocisë ta zhvillojë referendumin sa më parë që të jetë e mundur, për të shmangur problemet ekonomike që mund të lindin nga një debat i tejzgjatur.
Cameron është kundër shpërbërjes së Britanisë së Madhe, ku përfshihet edhe Irlanda e Veriut dhe Wellsi.
Skocia planifikon të zhvillojë një referendum për pavarësi nga Britania në vitit 2014. Kryeministri i Skocisë Alex Salmond synon ta shtyjë referendumin deri në fund të vitit 2014, në mënyrë që lëvizja për pavarësi të mobilizohet plotësisht në Skoci.
(er.nu/voa/BalkanWeb)