Ndarja nga jeta e heroit anti-komunist Havel

Pas përhapjes së lajmit për shuarjen e heroit anti-komunist, Vaclav Havel kanë qenë të shumtë mesazhet nga drejtuesit e lartë të shumë vendeve të Evropës. Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel vdiq sot pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 75 vjeçare.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj ishte duke mbajtur zi për humbjen e "një evropiani të madh".
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e vlerësoi Havelin si "shpirtin e revolucionit çek" dhe një "pionier për ribashkimin Evropian".
Në Austrinë fqinje, presidenti Hajnc Fisher e quajti Havelin "një evropian të madh, shkrimtar dhe humanist". Ndërsa, ministri i jashtëm, Majkell Spindeleger, e përshkroi presidentin e ndjerë çek si një "figurë të jashtëzakonshme dhe një intelektual".
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se "Vaclav Haveli ishte dhe do të mbetet një hero".
Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka shkruar në rrjetin social Tëeeter se Haveli ishte "një prej evropianëve më të mëdhenj të kohës sonë".
Ndërsa, ish-kreu i shtetit polka, Leh Valesa, tha se ai besonte që Haveli do të duhej të ishte nderuar me Çmimin Nobel.