E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standart and Poors paralajmëron Evropën

Standard and Poors ka provokuar një tërmet këtë javë në Evropë, duke deklaruar se ka nën mbikëqyrje 15 vende të eurozonës. Edhe vlerësimi me tre A i Gjermanisë është i kërcënuar.

Edhe bankat evropiane gjenden nën kërcënimin e agjencisë amerikane të vlerësimit S&P.

Nevoja për ri-kapitalizim është rishikuar por në ngritje, edhe për Deutche Bank, veçanërisht për borxhet e saj në rrezik.

Çifti Francë-Gjermani, i njohur si motori i Evropës për dinamizmin e tij, është në krizë.

Franca edhe pse nuk ka parë ende të ulur vlerësimin e saj për momentin, e ka marrë porosinë e Standard and Poors, e cila ka deklaruar se nuk është e thënë që ky vlerësim nuk ndryshon në 12-18 muajt në vijim.

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, gjendet përballë një situate shumë të vështirë, e në Francë vijon debati me qeverinë britanike për refuzimin nga ana e kësaj të fundit për të marrë pjesë në traktatin e ri të arritur në samitin e fundit për një bilanc të përbashkët.

Në krye të vendit që mbetet gjiganti ekonomik i Evropës, kancelaria gjermane, Angela Merkel, nuk ka pranuar të lëshojë pe për sa i përket bilancit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›