E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e ish presidentit Bujar Nishani, e enjtja shpallet ditë zie kombëtare! Flamuri ulet në gjysmështizë

E enjtja, data 2 qershor është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit ish presidentit Bujar Nishani. Homazhet ndaj tij po zhvillohen në mjediset e Presidencës, ndërsa të enjten do të përcillet me ceremoni zyrtare.

Ditën e enjte të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.  Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i shtetit

Vendimi i qeverisë

SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.
  2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
  3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
  4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Bujar Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tij. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›