E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit, Maksim Pekmezi, Balla mesazh ngushëllimi

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të sportistit të njohur Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve “Dinamo” dhe “Dajti” gjatë viteve ‘80-‘90.

Maksim Pekmezi ishte shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të “Dinamos”, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.

“Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin”, tha ministri.

Ministri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të parakohshme të legjendës së volejbollit shqiptar. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›