E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndasi te medha palet nuk levizin nga qendrimet

Pas takimit me europarlamentarët, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu konfirmoi se është debatuar gjatë me Brukselin mbi zgjedhjet,  si kusht që Shqipërisë i është vënë për integrimin. Ajo tha se në emër të qeverisë shqiptare ka garantuar të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme, por pohoi se aktualisht ka mbetur në vend procesi i integrimit të vendit.

"Do të ishte ideale ta kishte avancuar ritmin e integrimit të vendit. Votat  e maxhorancës nuk janë 84 vota në parlament. Për këtë arsye ligji shqiptar nuk i ka dhënë maxhorancën absolute asnjë force politike që për fate të mëdha të vendit, si axhenda kombëtare, axhenda e integrimit europian, të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe palët të cilat normalisht, opozitë dhe maxhorancë mund të mos bien dakord për shumë çështje të tjera, të mënyrës se si funksionon qeveria, kur bëhet fjalë për çështje madhore të vendit me interes kombëtar, sicc është integrimi europian, të jenë bashkë. Fatkeqësisht, kjo gjë në Shqipëri nuk ka ndodhur"-tha Bregu.

Ndërsa deputetja socialiste, Valentina Leskaj vuri theksin tek mesazhi i Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, që sipas saj, këtë herë kishte lënë pas diplomacinë duke folur drejtpërdrejtë i shqetësuar për institucionet e pavarura në vend.

"Zoti Fyle vuri theksin në ccështjen e besueshmërisë së institucioneve të pavarura dhe këtu padyshim është diskutuar rasti i KQZ-së, që u diskutua shumë edhe në takim, që ka të bëjë me mbajtjen e dy standarteve. E gjithë rruga që PS ka ndjekur për çështjen e zgjedhjeve ka qenë rruga institucionale që do të thotë që i jemi drejtuar institucioneve të drejtësisë, pra atyre që i ngarkon ligji pavarësisht nga problemet e rënda që kanë shfaqur sa i përket pavarësisë së tyre"-tha Leskaj.

Edhe në këtë takim me Brukselin, parlamentarët shqiptarë respektivisht sipas kampeve, shfaqën ndasi të mëdha, duke vënë sërish në plan të parë interesin politik e lënë pas atë të integrimit të vendit.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›