E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë: Nis procedimi penal ndaj 29-vjeçarit Gjoni

Krimi ekonomik e financiar në komisariatin e policisë Sarandë, ka çuar për ndjekje penale shtetasin Gerald Gjoni, për veprën penale "Organizimi i llotarive të palejuara".

Në lokalin e tij në lagjen “Kodër”, këtij shtetasi nga kontrolli i ushtruar iu gjetën shtatë makineri lojëra fati pa liçensë, të cilat janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.
 

Procedimi penal ndaj 29-vjeçarit Gerald Gjoni, ka nisur pasi në lokalin e tij, iu gjetën shtatë makineri lojra fati, të cilat rezultuan të ishin pa liçensë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë për veprën penale "Organizimi i llotarive të palejuara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›