Mungesa e barnave QSUT premton zgjidhje te shpejte
Pacientët e onkologjikut pas një vakumi disa ditor te barnave me mbylljen e tenderit do të kenë mundësi të mos i blejnë ato. Garancia vjen nga Drejtori i QSUT, Sajmir Ivziku i cili theskon se 1 e 3 e tenderave kanë përfunduar. Këto mungesa do të eleminohen sipas Ivzikut vitin e ardhshëm, pasi kontratat priten të mos jenë më 1-vjeçare, por tre. Drejtori i QSUT-së prezantoi dhe disa risi të tjera.
"Sistemi i ndërlidhjes ndërmjet farmacisë qëndrore dhe atyre dytësore të cilat do të lidhen edhe me shërbimet që do të thotë se në momentin që shefi i shërbimit apo mjeku jep një recetë dhe lëshon një mjekim ai do ketë mundësinë që të shikojë kush është gjendja e ilaçeve në farmacinë e QSUT-së"-thotë ai.
QSUT ofron një gamë të madhe shërbimesh dhe Ivziku i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë një fond të përhershëm, që mund të përdoret në QSUT për emergjenca.
"Shpesh herë në praktikën tonë ndeshemi me raste të veçanta, sëmundje të rralla për të cilat sot nuk ka hapësirë për mua si drejtues i këtij institucioni, që të bëj ndërhyrje të caktuara. Do ishte mirë që në kuadrin e vendimarrjes së drejtorit të përgjithshëm të lihej një pjesë e caktuar e fondit që përdorej për rastet urgjente"-theksoi Ivziku.
Mungesa e barnave parashikohet nga Ivziku të përsëritet, pasi tregu shqiptar farmaceutik është i vogël. E nga 200 lote të hedhura deri tani nga QSUT, për 14 nga to nuk ka patur oferta, pasi grosistët, sipas Ivzikut nuk kanë interes të sjellin medikamente të lira.
Julia Bardhushi