Nderhyjne nderkombetaret, shtyhen perkohesisht protestat, acarohen akuzat
24/01/2011 Kryeministri i vendit pret përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë për situatën politike
Berisha takim dyraundësh me ambasadorët
“Qeveria e vendosur të mbrojë Kushtetutën, shtetin ligjor dhe institucionet demokratike”
Albana Lika
Kryeministri Berisha është konsultuar me përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në vendin tonë. Ai priti në zyrën e tij në Kryeministri ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu, të delegacionit të BE-së Etore Sekui, ambasadorin e Hungarisë (e cila ka dhe presidencën e radhës së BE-së) Sandor Molnari dhe ambasadorin e prezencës së OSBE Eugen Volfart, të cilët i njohu me hollësi për të gjitha zhvillimet e fundit pas ngjarjeve të ndodhura. Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend. Menjëherë pas takimit me katërshen më të rëndësishme diplomatike kreu i qeverisë zhvilloi një tjetër raund konsultimesh me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe të NATO-s të akredituar në Tiranë, por dhe vendeve të tjera, ku u bëri me dije hollësisht zhvillimet më të fundit. Lidhur me këtë takim numri një i qeverisë shqiptare paraqiti disa hollësi nga takimi dhe gjatë mbledhjes së qeverisë pasditen e djeshme. “Unë sot kam takuar të gjithë ambasadorët, të NATO-s, SHBA-ve, BE-së, KE-së, OSBE-së. Fjala ime ka qenë: cilido vend që do të na sjellë ekspertë për zbardhjen e ngjarjes, është i mirëpritur. Po ashtu vendosa që protestën paqësore ta shtyj për ta zhvilluar ditën e shtunë. Ndoshta mund të shtyhet prapë. Kjo sepse nuk mund të rri pa marrë parasysh sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë. Arsyeja e dytë lidhet me mundësinë për tu nisur drejt Strasburgut ditën e enjte. Ftesën për të marrë pjesë e kam marrë muaj më parë nga kreu i Asamblesë Parlamentare të KE-së”, - tha Berisha. Të enjten pritet që të diskutohet në Strasburg për raportin e Dik Martit.
Dy ditë më parë takime me përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë zhvilloi edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi. Kreu i shtetit zhvilloi pasditen e së shtunës tri takime të veçanta pune në zyrën e tij: me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Fiona Mekiluam dhe me ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu. Presidenti ndau me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar, e cila dëmton gjithashtu rëndë perspektivën evropiane dhe imazhin e Shqipërisë.
Jensen: Politika e paaftë për gjetjen e kompromisit
Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, ka reaguar dje lidhur me demonstratën e së premtes dhe ngjarjeve që pasuan, duke ia faturuar atë paaftësisë së politikës shqiptare. “Tre persona paguan me çmimin më të lartë të mundshëm paaftësinë e politikës shqiptare për të gjetur kompromisin. Një numër shumë më i madh u plagosën dhe mund të mbartin përgjithmonë shenjat e plagëve të shkaktuara nga dështimi i politikës së demokracisë shqiptare. Ky fakt thellësisht trishtues duhet të na japë shkak për qetësi dhe reflektim të thellë. Nevojiten vendime të mençura dhe jo intensifikim i veprimeve e retorikave”, - deklaroi Jensen.
Shtyhet protesta në datë të pacaktuar
Kryeministri Sali Berisha komunikoi dje shtyrjen e protestës paqësore, e lajmëruar për tu zhvilluar ditën e mërkurë, më 26 janar. Ai deklaroi se protesta do të zhvillohet ditën e shtunë, datë e cila, po sipas tij, mund të shtyhet sërish për një tjetër datë. Vendim ishte marrë gjatë takimit me ambasadorët ndërkombëtarë, duke nënkuptuar se ishte një sugjerim i drejtpërdrejtë i tyre. Vendimi për shtyrje, sipas Berishës, ishte bërë për shkak të angazhimit në Strasburg ditën e enjte për raportin e Dik Martit. Kujtojmë se edhe lideri i Partisë Socialistë Edi Rama ka parashikuar një protestë ditën e premte, më 28 janar.
Apeli i SHBA-ve
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu, tha në deklaratën e 22 janarit se Shtetet e Bashkuara ndiejnë keqardhje për 3 jetët e humbura në demonstratën e djeshme dhe bën apel për hetimin e përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Arvizu theksoi se nuk është koha për protesta, por politika tu japë fund sharjeve dhe të punojë për interesat e qytetarit. “Dita e djeshme në Shqipëri ishte e tmerrshme. Dhuna e djeshme, për të cilën ishim dëshmitarë, nuk ishte e nevojshme, dhe as e pashmangshme. Mund të ishte shmangur dhe duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri. Shqipëria ka nevojë të madhe për qetësi politike, ndaj kemi nxitur vazhdimisht udhëheqësit politikë të gjejnë rrugë për kompromis”, - u shpreh Arvizu.
LSI: Rama kapital politik mbi vdekjen e shqiptarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi liderin e opozitës Edi Rama se po nxiton që të ngrejë kapital politik mbi tragjedinë e tre shqiptarëve që humbën jetën gjatë demonstratës s 21 janarit, por që sipas LSI-së ishte një skenar puçist i përgatitur nga ai, duke i shndërruar ceremonitë mortore në mitingje. Po ashtu LSI-ja deklaroi se me këtë rast Rama krijoi një precedent të rrezikshëm politik duke mos pritur që organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet. “Ishte Edi Rama që, pasi i thirri në demonstratë socialistët e ndershëm, i la ata të vetëm nën trysninë e dhunës që kishte porositur, organizuar e paguar vetë”, - shprehet LSI-ja përmes një deklarate për shtyp.
Partia Socialiste shtyn për të premten demostratën e rradhës
Rama: Në shesh për të dënuar dhunën dhe krimin qeveritar
Oli Xhilaga
Partia Socialiste zhvendosi organizimin e demonstratës së dytë ditën e premte. Një vendim i tillë u bë i ditur dje nga vetë kreu i kësaj partie Edi Rama. Kështu, i pranishëm në ceremoninë mortore të një prej viktimave të demonstratës së 21 janarit, kryetari i PS-së ftoi qytetarët të marrin pjesë në një tjetër tubim të kësaj partie në nderim të tri viktimave. Por nga ana tjetër, përveç një proteste në nderim të viktimave që humbën jetën në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë, PS-ja shfaqet më e vendosur për të dënuar, sipas Ramës, krimin në pushtet.
Protesta
Pas përleshjeve mes demonstruesve dhe forcave policore të premten e shkuar në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste, ku si pasojë humbën jetën tre qytetarë, kjo parti në deklaratat e shpeshta për shtyp veç akuzave ndaj qeverisë pati paralajmëruar rinisjen e të tjera demonstratave deri në largimin e kryeministrit Berisha dhe kabinetit të tij. Por pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të këtyre demonstratave vetëm dje u arrit të qartësohet në mënyrë përfundimtare se do të jetë dita e premte, data 28 janar, ajo që do të bashkojë mbështetësit e këtij kampi në sheshin ku u humbën jetën tre demonstruesit e majtë.
Deklarata
Kreu i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie, nderuan dje Faik Myrtajn dhe 2 viktimat të tjera, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, që u vranë në demonstratë. “Ceremonia mortore e Faik Myrtaj është e treta ceremoni mortore për këto 3 viktima. Më lejoni që fjalët e duhura për këto 3 viktima të krimit qeveritar ti shpreh në ditën e premte (28 janar) ora 14:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku të gjithë shqiptarët e shqiptaret që dënojnë dhunën dhe krimin qeveritar dhe që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e këtyre 3 shqiptarëve të jashtëzakonshëm”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Po në këtë linjë kreu socialist sqaroi më tej se kjo protestë do të jetë “për më shumë punë, për më shumë shpresë dhe për më shumë perspektivë për fëmijët e tyre, që sot janë jetimë, të gjendemi të gjithë bashkë. Kjo është një ftesë për ju, për të gjithë ata që duan rrugën pa kthim drejt një Shqipërie ku gjithsecili të ndihet i lirë dhe ligji të jetë një për të gjithë”. Njëkohësisht, sipas tij, në demonstratën e 21 janarit krimi qeveritar vrau 3 baballarë me nga 3 fëmijë secili, 3 burra të mirë, që prej vitesh ishin të papunë. Pas fjalës së Ramës dhe një minutë heshtje përfunduan homazhet në nderim të Myrtajt, 53 vjeç, në teatrin “Bylis” të Fierit dhe trupi i tij u nis drejt banesës së fundit.
Ftesa
“Të premten, ora 14:00, të gjithë në bulevard. Më të shumtë se kurrë për të ndaluar dorën e krimit qeveritar. Demonstrata e dytë në nderim të viktimave. Do të rezistojmë paqësisht bashkë me çdo shqiptar kundër krimit në pushtet. Akuzat ndaj prokurores së përgjithshme janë surrati i vërtetë i regjimit të kusarisë. Heroizmi i vrasësve dhe sulmi ndaj prokurores janë kambana më e fortë e alarmit. Ska dhunë shtetërore që të marrë peng Shqipërinë”, - u shpreh dje kreu socialist Edi Rama nga qyteti i Fierit. Në këtë mënyrë, socialistët dhe e majta do ti drejtohen sërish bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit përpara godinës së Kryeministrisë për të protestuar kundër kësaj qeverie. Kjo protestë pritet të jetë paqësore, duke synuar kështu eliminimin e të gjitha atyre akteve të ndodhura në demonstratën e 21 janarit.
Apeli
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduart Kukan, i ka bërë thirrje dje klasës politike shqiptare që të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të heqë dorë nga aktet e dhunshme. “Dënoj me forcë dhunën që u ushtrua në Tiranë gjatë demonstratës. Politikanët të angazhohen për dialog, në mënyrë që të kapërcejnë krizën. Në këtë situatë kritike politikanët duhet të tregojnë pjekuri”, - ka deklaruar Kukan lidhur me demonstratën e zhvilluar më 21 janar nga opozita në kryeqytet, ku humbën jetën 3 qytetarë. Por përveç këtyre thirrjeve për konsensus, nuk mungojnë dhe paralajmërimet për pasojat që do të ketë vendi kundrejt proceseve integruese. Ishte zyrtari i lartë evropian ai që ka paralajmëruar Shqipërinë se ngërçi i tejzgjatur po dëmton progresin e vendit në integrimin evropian.
Zëvendëspresidenti i PE-së, Giovanni Pittella
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian Giovanni Pittella u shpreh mjaft kritik ndaj shumicës qeverisëse në vendin tonë. “Është denoncuar prej kohësh rreziku për përshkallëzim të situatës dhe për këtë i kërkuam qeverisë shqiptare të sqaronte denoncimet për mashtrimet elektorale dhe të vendoste rregullat të qarta për të ardhmen”, vlerësoi, Pittella gjatë fjalës së tij, lidhur me ngjarjetv më të fundit në vend. Sipas tij, klima e krijuar në Shqipëri, e rënduar edhe nga denoncimet për korrupsion, sigurisht që nuk ndihmon në integrimin evropian të Shqipërisë. Megjithatë, në deklaratën e tij zëvendëspresidenti, Pittella nuk haroi të theksonte faktin se Parlamenti Europian i qëndron afër Shqipërisë dhe këtë e tregon liberalizimi i vizave. “Parlamenti Evropian, megjithatë, është i afërt me miqtë shqiptarë dhe e ka treguar kohët e fundit nga dhënia e liberalizimit të vizave dhe miratimin e një rezolutë, duke kërkuar një procedurë që përveç për të siguruar qartësi të plotë në kriteret e shumicës zgjedhore dhe opozita do të veprojë me rregulla të caktuara të bashkëjetesës dhe garanci demokratike për të gjithë”, nënvizoi Pittella.
Rama i kundërpërgjigjet Berishës
Menjëherë pas deklaratës së bërë nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka ardhur reagimi i kreut socialist Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të pasdites së djeshme kryetari i PS-së akuzoi dhe një herë qeverinë “Berisha” si përgjegjëse për vrasjen e qytetarëve që ishin pjesë e demonstratës së 21 janarit. Njëkohësisht Rama iu kundërpërgjigj dhe paralajmërimit të kryeministrit Berisha lidhur me pasojat që do të kishte riorganizimi i një proteste të tillë të dhunshme. “Sali, jeta ime nuk është më e shtrenjtë se atyre tre qytetarëve të thjeshtë që vrau dora e pushtetit tënd. Unë jam në këtë betejë bashkë me të tjerët për të çuar më tej një ëndërr të marr peng, një betejë të cilën populli nuk do ta lërë përgjysmë, ku votohet lirshëm e të numërohet ndershmërisht”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Madje, po në këtë linjë kryetari i socialistëve lëshoi një tjetër akuzë ndaj kreut të ekzekutivit, duke nënvizuar se “Sali Berisha ka konsumuar veprën e grushtit të shtetit duke përdorur qeverinë për të dhunuar e asgjësuar drejtësinë, e posaçërisht Prokurorinë”.
PS homazhe në nderim të demonstruesit
GJIROKASTËR – Është përcjellë dje për në banesën e fundit 43-vjeçari Ziver Veizit, që humbi jetën gjatë demonstratës së organizuar të premten nga opozita, që degjeneroi në dhunë, me pasojë dhe dhjetëra të plagosur, mes të cilëve dhe policë. Më parë dega e Partisë Socialiste organizoi homazhe në selinë e saj, ku morën pjesë dhe kryesocialisti Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Gramoz Ruçi, deputetë të PS-së si dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Në ceremoninë e lamtumirës së Ziver Veizit ishte i pranishëm edhe ish-deputeti socialist i Gjirokastrës, tashmë pjesë e LSI-së, Vangjel Tavo. Më pas është zhvilluar ceremonia mortore, ku trupi i pajetë është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Zenelaj, rreth 10 km larg Gjirokastrës. Rama dhe përfaqësues të PS-së morën pjesë gjithashtu edhe në ceremonitë mortore të dy viktimave të tjera që humbën jetën në demonstratë. Tri ditë më parë në Tiranë u organizua një demonstratë, e thirrur nga opozita kundër qeverisë, por që degjeneroi në dhunë përpara selisë së qeverisë. Organet e drejtësisë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. T.Skuqi