E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyn politika, FIFA përjashton Perunë

FIFA ka përjashtuar provizorisht nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare Federatën Peruane të Futbollit (FPF). Vendimi i marrë nga presidenti Josef Blater, ka ardhur pas "situatës së rënduar, ku futbolli peruan po vuan dukshëm ndërhyrjet politike të qeverisë së këtij vendi, të cilat bien ndesh me statutin e FIFA-s". Lajmi është bërë i njohur nga Konfederata Amerikano-Jugore (Conmebol). Vendimi i pezullimit është i vlefshëm si për klubet ashtu edhe për kombëtaren. Conmebol ka shprehur solidaritetin e saj për presidentin e Federatës Peruane, Manuel Burga, dhe drejtuesit e tjerë të saj. Sipas Konfederatës Amerikano-Jugore, Burga është zgjedhur në mënyrë demokratike në tetor të vitit 2007". Qeveria peruane nuk e njeh Bugan si president, pasi Instituti i Sportit peruan e kishte pezulluar deri më 2013-ën nga çdo detyrë në organizatat sportive.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›