E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres: Premiershipi, më i mirë se La Liga

Fernando Torres rrezikon të cilësohet si "armik" në Spanjë, pasi pohoi se Premiershipi është një kampionat më i mirë se La Liga dhe se në "Anfilld" ndihet si në shtëpinë e tij. "El Ninjo" luajti për pesë sezone tek Atletiko Madrid: debutoi në 2002-‘03 dhe mbajti shiritin e kapitenit që prej moshës 19-vjeçare. Me lojën dhe golat e tij, ai u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë, përpara se të transferohej te Liverpuli në verën e 2007-ës. Torres tha: "Në Angli nuk është e lehtë të përshtatesh, por kur mësohesh, mund të luash pa problem në çdo Ligë tjetër të botës. Premiershipi është shumë më përpara se kampionati spanjoll. Edhe kur përballesh me skuadra që rrezikojnë të bien nga kategoria sheh stadiume fantastike, tribuna të mbushura plot dhe kundërshtarë që luajnë të hapur. Madje, edhe nëse humbet, tifozët të duartrokasin. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›