E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shuan flakët në hyrje të fshatit Kllëz, asnjë dëm i raportuar

Një vatër zjarri u regjistrua pasditen e djeshme në hyrje të fshatit Kllëz, në kuadër të Njësisë Administrative Lunxhëri. Njoftimi për ngjarjen u dha rreth orës 16:05, duke vënë në lëvizje strukturat e gatshme të shërbimit zjarrfikës.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative, si dhe grupi i gatshëm nga stacioni. Me mbërritjen e tyre, u konstatua se zjarri kishte përfshirë sipërfaqe me barishte dhe shkurre.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre në territor. Për të garantuar sigurinë e plotë, një grup i shërbimit zjarrfikës do të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar zonën, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk pati persona të dëmtuar dhe as dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›