E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyrja ne Siri SHBA mban gati ne Turqi avionin luftarak

Njihet si avioni për fundin e botës. E4B, versioni special i Xhumbos. Ekzistojnë vetëm katër ekzemplarë të tillë në aviacionin amerikan. Njëri është gjithnjë në fluturim ndërsa tjetri rezervë në gëdishmëri për tu nisur. Bëhet fjalë për avionë që komandojnë dhe kontrollojnë, të pajisur me aparate të sotisfikuara komunikimi dhe elektronike. Avioni ëshët ndërtuar duke marrë parasysh një konflikt bërthamor të përmasave të mëdha dhe mund të transportojë drejtuesit më të lartë të Shteteve të Bashkuara si dhe të drejtojë cfarëdolloj operacioni. 
Një nga këta avionë është zbuluar dhe fotografuar në pistën e Incirlik në Turqi, që është dhe një nga bazat mbështetëse në një sulm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sirisë. 
Ndërkohë që britania e madhe ka përforcuar masat e sigurisë në bazat e saj ushtarake në Qipro ku ka dërguar dhe avionë të lehtë ushtarakë. Por zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes në Londër u shoreh se kjo nuk ka të bëjë me sulmin në Siri, por është thjesht një masë paraprake për mbrojtjen e interesave të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›