Ndërhyrja në shkolla, bashkia shton elementet e sigurisë
12/09/2011 Nis sot viti i ri shkollor. Hapen edhe tri shkollat për të cilat higjiena kërkoi mbylljen.
Në kuadër të çeljes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një plan të ri masash, në përmjet të cilave synohet krijimi i ambienteve më të sigurta për edukimin e nxënësve të arsimit parauniversitar. Grupet e punës të ngritura prej ditësh kanë zbritur pranë ambienteve të shkollave për të realizuar punimet përkatëse, të cilat do të ndihmojnë në shmangien e problemeve që mund të vijnë kryesisht nga kaosi i trafikut, krijimi i ambienteve të sigurta si brenda dhe jashtë shkollës, si dhe përmirësimi i kushteve brenda godinave shkollore, tregues këta që do të ndikojnë në rritjen e cilësisë mësimore. Sipas ekspertëve të bashkisë, ndërhyrjet më të shumta kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla. Kështu, është vendosur sinjalistika dhe vijëzimet në 24 shkolla, për të rregulluar trafikun e makinave. Punimet e kryera mundësojnë edhe nisjen e mësimit në tri shkollat e ndryshme të kryeqytetit ,për të cilat muaj më parë, Drejtoria e Higjienës në kryeqytet kishte kërkuar mbylljen për shkak të mosplotësimit të kushteve higjienike për mirëpritjen e nxënësve. Konkretisht, administrata e bashkisë po kryen edhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me rikonstruksione, si: lyerje, heqje lagështire apo rregullime të sistemit të ngrohjes. Falë ndërhyrjeve të bashkisë, do të fillojnë vitin e ri mësimor 3 shkolla në kryeqytet: “Ahmet Gashi”, “Servete Maçi” dhe “Siri Kodra”.
Këto shkolla ishin mbyllur nga Drejtoria e Shëndetit Publik, për shkak të mosplotësimit të kushteve higjieno-sanitare. Lidhur me nismat e ndërmarra për rritjen e sigurisë në shkolla, drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve në bashki, Taulant Zeneli, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme: “Nga ana jonë është bërë e mundur marrja e masave për sigurinë e fëmijëve në ato shkolla që ndodhen në rrugët kryesore dhe hyrja dhe dalja nga to përbën një problem për nxënësit. Brenda muajit shtator, 24 shkolla do të kenë sinjalistikë të nevojshme rrugore, si dhe instalim të plotë të kangjellave, që nuk lejojnë kalimin e nxënësve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës. Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet vetëm me këto masa të marra në fillim të vitit të ri shkollor, por do të vijojë me zgjidhjen e të gjitha problemeve që mund të hasen gjatë vitit”.