Retro/Histori: Jordani, shtatori i zi
Shtatori i zi është një konflikt, i cili ka ndodhur më 12 shtator 1970, kur mbreti Hysein i Jordanisë nisi operacionin ushtarak kundër organizatës për çlirimin e Palestinës, e drejtuar nga Jaser Arafati, për të vënë legjitimitetin e monarkisë në vend pas shumë tentativave për të përmbysur Hysenin me ndihmën e ushtrisë siriane.
Dhuna e luftimeve shënoi shumë të vdekur nga të dyja anët, por kryesisht ishin civilë palestinez. Kështu sipas burimeve jordaneze pati 3500 viktima, ndërsa sipas atyre palestineze pati 100 mijë. Konflikti mes ushtrisë jordaneze dhe OÇP-së vazhdoi deri në korrik 1971, datë në të cilën Arafati dhe ushtarët e tij u dëbuan nga Jordani për tu vendosur më pas në Liban. Në fund të vitit 1960, Fatah-ët, vunë në Jordani një “Shtet brenda shtetit”. Disa rajone të Jordanisë ku palestinezët nuk e pranonin autoritetin e mbretit Hysein. Në këto zona, palestinezët, OÇP nisi sulmet edhe kundër Izraelit. Në atë kohë Jaser Arafati kërkon haptazi rrëzimin e monarkisë duke u mbështetur në faktin se 75 për qind të banorëve të Jordanisë ishin palestinezë. Mbreti Hysein kërkon dëshpërimisht një kompromis me OÇP-n për të qetësuar gjakrat. Këto tentativa u hodhën poshtë nga Arafati. Ndërkohë Hysein kërkon një kompromis dhe paqe më Izraelin. Është plani Rogers, që parashikon fundin e veprimeve ushtarake të Jordanisë kundër shtetit hebraik, dhe që solli më pas dhe paqen mes Egjiptit dhe Izraelit.
Konflikti mes ushtrisë së Jordanisë dhe OÇP-së do të vazhdojnë deri në korrik 1971, datë në të cilën Arafati dhe luftëtarët e tij u dëbuan nga Jordania.