Shfaqet Gejxh: BE dhe SHBA të monitorojnë procesin e regjistrimit
12/09/2011 Këshilli Botëror i Vorio-Epirit deklaratë të posaçme për Shqipërinë
Këshilli Botëror i Epirotëve jashtë Greqisë (WCEA), i cili ka për president nderi Nikolas Gejxh, përfaqësuesin e njohur të lobit grek në SHBA, i ka kërkuar me anë të një deklarate të posaçme BE dhe SHBA-ve të monitorojnë nga afër procesin e regjistrimit të popullatës në Shqipëri. WCEA, përmes kësaj deklarate, kërkon përkatësisht që procesi i censusit të realizohet pa pengesa dhe ngacmim nga autoritetet ose duke frikësuar popullatën për ndonjë manipulim të mundshëm të të dhënave që ajo do të deklarojë për përkatësinë e saj fetare dhe etnike. "Frikësimet tashmë ka filluar. Këtë vit Parlamenti shqiptar kaloi një ligj duke deklaruar se do vendoset një gjobë deri 1 mijë dollarë mbi ata që deklarojnë një identitet etnik, i cili nuk ishte i regjistruar në regjistrat e tyre familjarë. Por ky ligj shkel Kushtetutën e Shqipërisë si dhe ligjet ndërkombëtare, të cilat thonë se individët kanë të drejtë të deklarojnë çdo identitet etnik të cilit ata mendojnë se i përkasin", citon deklarata e WCEA-së. Duke shtuar se kjo masë u bë vetëm për të trembur anëtarët e pakicave, të cilët kanë frikë për të shpallur përkatësinë etnike që gjatë sundimit të gjatë komunist të vendit dhe kanë frikë se do të ndëshkohen, nëse ata e bëjnë këtë gjë tani. Por "mbështetësit e ligjit besojnë se shumë shqiptarë janë në dijeni të të drejtave të tyre kushtetuese dhe do të deklarojnë identitetin e tyre etnik në regjistrimin e ri, pavarësisht nga frika që ata do të gjobiten nëse ai nuk përputhet me të dhënat e vjetra". "Këshilli Botëror i Epirotëve jashtë shtetit është duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit të kenë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri gjatë procesit të regjistrimit, për çështjen e deklaratave, që qytetarët e vendit të mund të deklarojë përkatësitë e tyre etnike dhe fetare pa frikën e hakmarrjes, duke përfshirë edhe pagesën e gjobave të kërkuara nga legjislacioni i ri. Autoritetet shqiptare dhe ligjvënësit e kanë provuar vazhdimisht të minimizojnë numrin e grekëve etnikë dhe pakicave të tjera në vend, në mënyrë që ata mund të mohojnë atyre të drejtat themelore të njeriut", deklaroi presidenti i WCEA-së, Chris Dimou, duke shtuar se vetëm "SHBA-ja dhe BE-ja kanë prestigj në Shqipëri për ti bindur qytetarët se ata mund të deklarojnë identitetin e tyre etnik dhe fetar, pa frikë nga ndonjë hakmarrje më pas. Dhe ne i nxisim ata që tu japin atyre garancitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur". Madje WCEA u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që do të mbikëqyrin regjistrimin, që të marrin çdo masë paraprake për të siguruar se shqiptarët kanë mundësi të mjaftueshme dhe të papenguar të plotësojnë apo dorëzojnë raportet e tyre të regjistrimit dhe për të siguruar se deklaratat e tyre janë plotësisht dhe me saktësi të numëruara. "Populli shqiptar ka qenë në pritje për 80 vjet për këtë mundësi", tha presidenti i nderit i WCEA-së, Nikolas Gejxh.