E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimet, si do ndryshojë lista e fituesve

12/09/2011  Lista e plotë emërore me pikët e fituesve në 8 fakultetet e Universitetit të Tiranës

Plotësimi i vendeve bosh nga regjistrimet paraprake pas datës 18 shtator

Duke nisur nga dita e sotme, sekretaritë mësimore në fakultetet publike të vendit çelin dyert për kryerjen e regjistrimeve për fituesit paraprakë. Sipas udhëzimit të nxjerrë nga dikasteri i Arsimit, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që të bëjnë regjistrimin paraprak, pasi në të kundërt do të humbasin përfundimisht të drejtën për të vijuar shkollën e lartë në publik, duke qenë se të dhënat e tyre do të fshihen nga sistemi. Sipas afateve të përcaktuara, fituesit paraprakë kanë kohë deri më 18 shtator për të bërë regjistrimin, në mënyrë që të mos penalizohen. Pas mbylljes së këtij afati, lista e fituesve paraprakë do të ndryshojë, si rrjedhojë e vendeve që do të mbeten bosh në të gjitha fakultetet përkatëse. Kjo pasi do të ketë ndryshime të degëve për kandidatët që si rrjedhojë e vendeve bosh do të ngjiten në preferencat e tyre më të larta. Ndërkohë që vendet që do krijohen nga këto spostime do të mbulohen nga të tjerë kandidatë që janë poshtë vizës që ndan fituesit nga jofituesit. Shpallja e renditjes së re do të bëhet publike më 23 shtator, kohë në të cilën do të nisë dhe procedura e regjistrimeve përfundimtare në universitete për fituesit e vitit të ri akademik 2011-2012. Tashmë të gjitha të dhënat për fituesit paraprakë në universitete u janë depozituar fakulteteve publike të kryeqytetit. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e emërore të kandidatëve që janë shpallur fitues në tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës, duke specifikuar edhe rezultatet e tyre, të cilat janë shpallur ndërmjet kuotave të përcaktuara për fituesit. Edhe për këtë vit, pikët maksimale nga rezultatet e grumbulluara prej maturës, janë arritur prej fituesit në Fakultetin e Mjekësisë, Ardi Hajdaraj, me 6739.6 pikë. Ndërkohë që bashkëngjitur shkrimit do të gjeni pikët maksimale të arritura në të tetë fakultetet e UT-së për pranimet e vitit të ri akademik.

Pikët maksimale të arritura në secilin fakultet të UT-së

Fakulteti i Mjekësisë

Ardi Hajdaraj 6739.6 pikë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Dorela Kozmai 6710.0 pikë

Fakulteti Ekonomik

Ermira Zhuka 6689.2 pikë

Fakulteti i Shkencave Sociale

Ina Bregaj 6485.5 pikë

Fakulteti i Infermierisë

Soven Sheme 6335.3

Fakulteti i Histori-Filologjisë

Nertila Dosti 6112.6 pikë

Fakulteti i Drejtësisë

Megi Toma (e bija e kryetarit të gjykatës Sokol Toma)

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Gesmiona Brahimi 6100.40 pikë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›