E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërhyrjet estetike, mjekët thirrje për kontrolle mbi profesionistët dhe produktet

Trajtimet estetike kundër plakjes që aq shumë po përqafohen nga të dyja gjinitë, krahas duarve të profesionistëve të certifikuar menaxhohet edhe nga persona pa formimin e duhur profesional duke rrezikuar seriozisht shëndetin.

Dermatologët japin alarmin se shumë raste që keqtrajtohen në sallone të paspecializuara përfundojnë në klinika të certifkuara për të korrigjuar dëme.

Të mbledhur në Tiranë në konkgresin e dytë të organizuar nga shoqata shqiptare për dermatologjinë estetike dhe kozmetike, mjekët dermatologë apelojnë për vemëndje ndaj tregut kaotik që ka lulëzuar.

Tregu i dermatologjisë estetike është kthyer në një biznes i fuqishëm që gjeneron shumë të ardhura por fatkeqësisht po kapet nga njerëz jo profesionistë jashtë fushës së mjekësisë, pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga kontrolli i autoriteteteve shtetërore.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›