E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kishat e Lushnjes dhe Divjakës, libër me dokumente dhe të dhëna arkeologjike

Për herë të parë është shkruar një libër për Kishat e Lushnjes dhe Divjakës, ku dokumentohen të dhëna historike dhe arkeologjike rreth tyre.

Autori i librit, Niko Ferro, ka punuar 15 vite për grumbullimin e materialeve, ndërsa kërkon që të ardhurat që do të mblidhen nga shitjet e tij, të dërgohen për ndërtimin e kishës së Golemit të Lushnjes, e cila u kthye në repart ushtarak në kohën e komunizmit.

Kishat e Myzeqesë bartin thesare të jashtëzakonshme arkeologjike, ndaj në promovimin e librit morën pjesë edhe studentët e degës së Arkeologjisë në Tiranë.

Të pranishmit e kanë quajtur Myzeqenë si djepi i ortodoksisë ndaj çdo fshat ka pasur të ndërtuara 2 ose 3 kisha.

Në libër ka fakte edhe të objekteve që u shkatërruan në periudhën e komunizmit. 

Në këto rrënoja të vjetra, ka qenë e ndërtuar kisha e “Shën Marisë” në Golem të Lushnjes.  Ajo është ndërtuar në shek e 18 dhe sot po kërkohen fonde për rindërtim. 

Libri “Kishat“ është sa shkencor aq edhe historik. Në të dokumentohen të dhëna të kishave që u dogjën e u dogjën dhe shkatërruan në komunizëm, ku çdo objekt paraqitet me foton e saj.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›