Nderhyrjet franko-gjermane largojne Juncker

Sjellja franko-gjermane “si të ishin të vetmit anëtarë të Eurogrupit”, e ka deturuar Juncker, të largohet nga presidenti i këtij grupi. Kryeministri aktual i Luksemburgut njëkohësisht dhe president i Eurogrupit, ka vendosur ta lërë këtë post pasi ndihet i lodhur nga ndërhyrjet e Gjermanisë dhe Francës në menaxhimin e krizës. Parisi dhe Berlini ka thënë Juncker, sillen sikur të ishin të vetmit anëtarë të Eurogrupit. Gjithsesi, Jean Claude Juncker që ka drejtuar krerët e qeverive të zonës euro në çështjet ekonomike dhe monetare që me nisjen e krizës ka deklaruar se do të mbështes plotësisht kandidaturën e ministrit gjerman të financave, Wolfgang Schaeuble, si pasardhësin e tij pas dy mandateve. Sipas presidentit të Eurogrupit jo të gjitha rregullat funksionojnë mirë në çdo vend. Me një standartizim të rregullave do të shkatërronim europën ka shtuar presidenti në ikje i Eurogrupit. Për të shkaku kryesor i situatës së vështirë aktuale ka qenë mungesa e një koordinimi në të kaluarën, në politikat ekonomike, si pasojë e kundërshtimit gjerman dhe të vendeve të ulëta në shqyrtimin e traktatit të Mastrihtit. Për Juncker konsolidimi i borxhit Sovran është një detyrë nuk ka variante të tjera. Mekanizmat e rinj sanksionues të paktit fiskal do të çojnë në një disiplinim më të madh të bilancit dhe për t’ia arritur kësaj kemi bërë një punë të vështirë ka thënë Juncker. Eurozona ka nevojë për një rritje ekonomike por jo duke u mbështetur në shpenzimet e konsolidimit të llogarive publike, ka thënë Juncker, duke u ndalur kryesisht tek rëndësia që ka fuqizimi i burimeve në dispozicion të Bankës Europian të Investimeve me të paktën 10 miliardë euro.