Taksa progresive detyron francezet te largohen

Programet mbi ekonominë e të dy kandidatëve për president në Francë i kanë vënë qytetarët në lëvizje. Rritja e taksave mbi të ardhurat apo taksa progresive, po detyron francezët të marrin rrugën drejt Londrës. Sipas shoqërisë konsulente britanike Knight Frank, aktualisht në Londër gjenden 350 mijë qytetarë francez që kanë në pronësi një shtëpi, por ndërkohë raporton se gjatë kësaj periudhe kërkesat on-line nga Franca janë shtuar me 19% për tu transefruar drejt Londrës. Drejtuesi i shoqërisë James Pace shprehet se ka një fluks në rritje të francezëve në krahasim me pjesën tjetër të Europës për të jetuar në Britani.
“Ndërsa pjesa tjetër e Europës ka shënuar një rënie të interesit me 10%, qytetarët francez kanë shprehur një rritje me 30%, kryesisht për të jetuar këtu me tepër se sa interesi për të investuar”, tha ai.
Franca është ekonomia e dytë e Europës, por aktualsiht është në luftë me një normë të lartë të papunësisë, një borxh rekord publik dhe rritje të dobët ekonomike. Të dy kandidatët për president Sarkozi dhe Holande kanë premtuar një rritje të taksave për të ekuilibruar bilancin. Sarkozi ka në program rritjen e taksave për të pasurit jashtë Francës. Ai kërkon gjithashtu edhe reforma ekonomike strukturore për të stimuluar rritjen dhe konkurrueshmërinë. Ka propozuar për një rritje të TVSH për të financuar një reduktim në kontributet shoqërore për punëdhënësit për të ulur koston e punës. Por rivali i tij socialisti Hollande i ka shqetësuar vërtet të pasurit e Francës. Në programin e tij ai u është drejtuar të pasurve se do të vendos një taksë me 75% mbi të ardhurat vjetore me mbi 1 milionë euro.
Hollande gjithashtu ka planifikuar një normë tatimore 45 për qind për ata që fitojnë 150.000 euro. Më të vërtet ai ka premtuar uljen me 20% të pagës mesatare të ekzekutivit, por taksa progresive mbi familjet e pasura franceze mund t’i detyrojë ata të largohen thotë Laurent. Parashikimet e sondazheve tona shton ai tregojnë se janë me mijëra familje që janë të interesuara për tu larguar.