E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizime energjie në Tiranë

Por nëse në zonat malore të vendit, mungon energjia për shkak të borës së madhe të rënë, në Tiranë ku nuk bie fare borë situata është e njëjtë.

CEZ Shpërndarje përveç se nuk u kërkon ndjesë qytetarëve për orët e gjata të mungesës së energjisë elektrike, thjesht ju bën me dije atyre se nuk do të kenë drita.

Shkak kësaj here është një defekt i rëndë në nënstacionin 220kv Tiranë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sot (e premte) dhe përgjatë fundjavës, nga ora 17:00 deri me 21:00 do të këtë ndërprerje të alternuara të energjisë për zonat: Qyteti Laç,Fushe Gjormë,Fshat Laç, Mali i Bardhe, Shet, Skurraj, Selitë, Gërnac, Fushë Kruje, Borizanë, Thumanë, Nikel, Derven, Luz, Budell, Bubq, Mamurras, Zona e autostradës, Krujë, Malësia Krujë, Bërxullë, Fushë Kamëz, Tapize, Laknas, Valias, Çekrez, Domje, Kashar, Unaza e Re, Bathore, Paskuqan, Zona e Shinave te trenit, Babrru Paskuqan, Tufinë, Vorë, Fushe Mëzez. /Start/
 

                                                                                             2012-02-17 17:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›