E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi falënderon shqiptarët!

Gjatë fjalës së rastit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi kryeministrin Berisha për ambasadën e Kosovës në Tiranë. “Kjo ambasadë do të afrojë edhe më tepër Prishtinën me Tiranën”.

“Sot është një ditë e veçantë, është dita e përmbylljes së pavarësisë së Kosovës. Sot ka festë në çdo familje shqiptare, në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Ulqin dhe në çdo kryeqytet ku jetojnë shqiptarë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës e fuqizoi kombin tonë. Ne jemi një komb në dy shtete dhe do të bëhemi bashkë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha kryeministri Thaçi.

“E veçanta e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës është se festohet në 100-vjetorin e pavarësisë ë së Shqipërisë. Edhe në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ketë festë në të gjitha trojet shqiptare”, tha Thaçi duke shtuar se “e ardhmja e Kosovës është një ardhme e sigurt, e ardhme në BE”.

Kryeministri Thaçi tha se ndihma e Shqipërisë në pavarësimin e Kosovës është e jashtëzakonshme, teksa falënderoi "të gjithë qytetarët shqiptarë për ndihmën e dhënë ndaj vëllezërve të tyre kosovarë, veçanërisht gjatë luftës së vitit 1999".

Ndërsa kryeministri Berisha, ne fjalën e rastit tha se “sot është një ditë e madhe për çdo shqiptar. Sot ne përkulemi me nderim të madh kundrejt të gjithë atyre qindra e mijëra personave që flijuan jetën për një të ardhme më të mirë për kombin shqiptar. Sot është një ditë që shënoi fundin e një sage të papërshkruar vuajtjesh dhe sakrificash. 17 Shkruti i vitit 2008 shënoi fundin e përpjekjeyve shqiptare për mbijetese”.

Mw tej Berisha tha se ju përcjell përshëndetjet më të zjarrta qytetarëve të Kosovës, të cilët me përpjekjet dhe sakrificat e tyre bënë të pavarur jo vetëm Kosovën por të gjithë kombin. “Liria e një kombi është një dhe e pandashme”, tha Berisha./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-17 19:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›