Çelet ambasada e Kosovës në Shqipëri

Pas prerjes së shiritit, kryeministri Thaçi tha se kjo është dhurata më e bukur që i bëhet Kosovës në katër vjetorin e pavarësisë së saj. Taçi tha se “jemi në fazën përfundimtare për përcaktimin e truallit të vendit të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, e cila do të jetë tejet moderne dhe në qendër të Prishtinës”.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se “është një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë që inaugurojmë se bashku hapjen e selisë së re, ambasadës së Kosovës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhënien vëllazërore mes dy vendeve tona”.
“Kjo ambasadë ka mision të dyfishtë, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar por se edhe atë kombëtar, të kapërcimit të të gjitha pasojave të krijuara nga një periudhë e madhe ndarjeje të padrejtë. Kjo ambasadë së bashku me atë të të Shqipërisë në Prishtinë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen e kombit shqiptar”, tha Berisha.
Berisha shfrytëzoi rastin t’i përcjellë përshëndetjet më vëllazërore popullit të Kosovës në këtë ditë të shënuar për të gjithë kombin shqiptar.
Përveç kryeministrave, në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ministri kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi, Kryeparlamentarja shqiptare, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe personalitete të tjera të dy vendeve./Start/F. P/
2012-02-17 17:09