E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringjallet lufta civile e te majteve - Edvinit i kujtohet balta qe ka hedhur me komunistet

Deklaratat e diteve te fundit, kryesisht qe nga dita e deshmoreve, 5 maj, dy partite e opozites kane vazhduar me te njejtin intesitet reagimet dhe kunder reagimet ne drejtim te ndersjellte. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta dekalroi me 5 maj, se PS vendosi disa kurora tradhetie ne varrezat “Deshmoret e Kombit”. Ndersa nje dite me pas, PS u kunderpergjigj duke thene se Meta ka shkelur per arsye personale ritualin e 5 majit, per arsye qe lidhen me lojen e vjeter politike qe ka filluar Meta. Ndersa dje ka qene radha e nenkryetarit te LSI-se Dritan Prifti qe t’u kunderpergjigjet kunder reagimeve te selise roze. Kesisoj, deputeti Prifti vuri ne dukje se deshmoret i ka fyer vete Rama ne librin e tij “Refleksione”, duke e quajtuar luften nacional clirimtare te popullit shqiptar, thjesht si nje lufte civile dhe vellavrasese. “Une kam dale qe t’ju them e te tregoj para shqiptareve nje te vertete shume te madhe. Ketu kam nje liber, ju ftoj ta fokusoni te gjithe, librin “Refleksione” me autor kryetarin aktual te Partise Socialiste, z. Edi Rama. Ne kete liber Rama, ne shkrimin “Kunder ngushtimit te nocionit opozite”, faqja 179, faqja 180 deri 185, eshte shprehur se “Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare e popullit shqiptar ishte nje lufte civile, ishte nje lufte vellavrasese, nje lufte histerike e drejtuar nga emisaret jugosllave. Prandaj, Levizja Socialiste per Integrim ka mbajtur qendrimin e saj ne diten e deshmoreve, sepse keto jane te vertetat e Edi Rames. Shprehjet e tij “Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimitare e popullit shqiptar ishte nje lufte civile”, jane shprehje, jo vetem qe ofendojne popullin socialist, popullin e majte, familjet e deshmoreve, veteranet, pasardhesit e veteraneve, por keto shprehje ofendojne te gjithe shqiptaret”, u shpreh Prifti. Sipas tij, deklarata e nje prej zedhenesve te vonuar te Partise Socialiste ne lidhje me festen e 5 Majit, ka qene totalisht e pasinqerte. Ai vuri ne dukje se ne liber autori Rama, thene gjithashtu, se “per sa kohe Partia Socialiste nuk ka bere denoncimin e plote te origjines dhe historise se saj, ajo nuk mund te kete te drejten per te qene nje parti e ligjshme”. “Kete qe thote Edi Rama per Partine Socialiste nuk eshte problemi i LSI, eshte problemi i atyre qe e kane zgjedhur Edi Ramen ne krye te Partise Socialiste, e atyre qe mbajne nje njeri ekstremist te djathte ne pikepamje, ne krye te Partise Socialiste. Ne i kerkojme Edi Rames qe ti kerkoje falje shqiptareve, nje falje te sinqerte per keto deklarata te papergjegjshme qe ka bere. Ti kerkoje falje familjeve te deshmoreve, ti kerkoje falje veteraneve dhe pasardhesve te tyre, qe e ka e quajtur luften me te lavdishme te popullit shqiptar per liri, nje lufte civile dhe nje lufte vellavrasese”, shtoi me tej. Deputeti Prifti i beri thirrje zedheneses se Partise Socialiste “qe te mos dale dhe te bejne deklarata manipuluese dhe mashtruese per opinionin publik, por te thote te verteten, kete te vertete qe eshte ne kete liber, te cilin Edi Rama e ka zhdukur nga te gjitha bibliotekat qe shqiptaret mos ta lexojne, por per te cilen ne angazhohemi qe pasazhet e tij t’ja kalojme dhe t’ja japim te gjithe familjeve te deshmoreve, te gjithe veteraneve, te gjitha pasardhesve te tyre”. “Ta njohin se çfare ka ndodhur dhe çfare po ndodh me ate qe quhet partia me e madhe opozitare dhe me drejtimin ekstremist te djathte te asaj force politike”, perfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›