Taksistët "pre" e krimit, pezullojnë qarkullimin jashtë kryeqytetit në orët e vona

Pas orës 19:00, taksistët nuk pranojnë lëvizjet në periferi të Tiranës
Dora e krimit tashmë është kthyer ndaj taksistëve, si nga pikëpamja fizike ashtu dhe ekonomike. Kohët e fundit është vënë re një rritje e akteve kriminale makabër ndaj taksistëve, jo vetëm të kryeqytetit por të të gjithë vendit. Vetë natyra komplekse e punës së tyre krijon mundësi, hapësira dhe rrethana të përshtatshme në kontakte me kriminelët. Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën disa taksistë, rasti më i freskët është ai i 33 vjeçarit, i cili ra pre e keqbërësve, duke u masakruar barbarisht në zona të thella në veri të vendit. Shoqata e Transportit Taksi ka protestuar dje, për pasigurinë e krijuar kohët e fundit dhe për konkurrencën e pandershme në treg. Ata theksuan se cilido nga ne, i shlyen shtetit rreth 1 milion lekë në vit, kurse shteti nuk na garanton sigurinë minimale, pra ekzistencën fizike. Taksistët në kryeqytet po vuajnë një ankth të përgjithshëm, krahas dëmit ekonomik dhe rritjes së taksave, akoma më shqetësues është fakti se ata ndjehen të pambrojtur, të kërcënuar nga kriminelët, në çdo moment mund tu cenohet shëndeti fizik e psikik, madje me humbje jete, siç patën fatin disa shokë të tyre. Ata akuzuan se strukturat shtetërore, të cilave u paguajnë taksat, se nuk funksionojnë në respektimin e ligjit, në këtë mënyrë edhe taksitë e palicencuara punojnë njëlloj si ato të licencuarat. Taksitë e palicencuara nuk i ndalon askush, ato çdo ditë shkaktojnë shtetit një dëm ekonomik dhe nga ana tjetër rrënojnë ekonominë e atyre të licencuar. Taksistët e ligjshëm ankohen për mungesë të sigurisë fizike dhe mos kontrollimin e taksive të palicencuara.
Taksitë e palicencuara
Sipas taksistëve të ligjshëm, numri i taksive pa licencë në kryeqytet arrin në 500 të tilla, ndërkohë ato shtohen dita-ditës pa respektuar asnjë detyrim ligjor. Në një udhëzim të paraqitur nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bëhet e ditur se numri i licencave të lëshuara për taksitë në shkallë vendi, vetëm për shërbimin e transportit taksi 4+1 vende, do të jetë në një numër të i pakufizuar, duke shkelur ligjin që përcakton numrin e taksive për banorë, konkretisht 1 taksi për 700 banorë. Ata pohojnë se vetëm pranë bashkisë, përveç licencës shlyejmë detyrimet për; taksë parkimi dhe pastrim-gjelbërimi, të lilat arrijnë shumën prej 700 mijë lekësh. Pa përfshirë taksin vjetor të shteti. Ndërkaq, ato ankohen se policia është treguar inekzistente kur u është kanosur një rrezik. Pjesa më e madhe e tyre shprehen se nuk punojnë më pas orës së 18. 00, për arsye se ndjehemi krejtësisht të pasigurt, madje edhe në mesditë kur u paraqiten raste të dyshimta, taksistët udhëtojnë të shoqëruar me të afërmit e tyre. Kjo kohë ku po përjetoj një pasiguri dhe rrezik real, më kujton vitet '97. Në shërbim jashtë kryeqytetit, ose shkoj i shoqëruar me ndonjë të afërm, ose nuk shërbej fare, tha një taksist për gazetën SOT.
Frika e taksistëve
Arben Kamberaj, taksist
Ka vite që ushtroj këtë profesion, por kohët e fundit ndjehem krejtësisht i pasigurt dhe dhunuar psikologjikisht. Pas orës 18:00 nuk mund të punoj më, ose kur të marr një shoqërues me vete, madje jashtë rrugëve të kryeqytetit nuk lëviz as ditën në mënyrë të prerë. Tek policia e shtetit kemi humbur çdo besim, në raste rreziku gjithmonë ajo ndërhyn me vonesë kur ka marrë fund gjithçka. Së dyti shteti nuk po shlyen detyrimet ligjore që ka ndaj nesh, kur ne po i kemi shlyer të gjitha, duke lejuar konkurrencën e pandershme dhe duke mos na ofruar asnjë masë sigurie fizike.
Angron Sengla, taksist
Ndonëse shlyejmë të gjitha detyrimet karshi shtetit, rreth 1 milion e 200 mijë lekë në vit, nga e tij nuk kemi as sigurinë më minimale, mbijetesën fizike. Siç duket nga ngjarjet tragjike të kohëve të fundit, situata e 10- viteve më parë po rishfaqet, madje më e përkeqësuar. Ndërkaq, shumica dërmuese e taksive që punojnë në Tiranë janë pa licencë, duke i shkaktuar dëme ekonomike shtetit dhe neve. Në këtë mënyrë konkurrenca e pandershme në treg është legalizuar me vetëdije të plotë nga shteti. Për këtë padrejtësi që po na diskriminon ekonomikisht dhe moralisht, në ditët në vazhdim ne do të përshkallëzojmë protestat derisa të respektohet ligji.
Gash Rustemi, taksist
Për sa i përket sigurisë fizike tragjedia flet vetë, para dyjavësh mikun tim e qëlluan me levë nga mbrapa dhe i rrëmbyen makinën. Kjo mund të më ndodhi edhe mua nesër. Së dyti, numri i shumtë i taksive të palicencuara po na falimenton. Shteti nuk po respekton asnjë detyrim ligjor kundrejt nesh, përveçse po na vjelë taksat. Policia Bashkiake nuk ushtron asnjë lloj kontrolli për të identifikuar taksitë e palicencuara.
Last Updated on Friday, 27 February 2009 22:40